1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230408 EU Finanzen

Christopher Plass / Bruksel 23 Prill 2008

Për çfarë duhet të shpenzojë më shumë para në të ardhmen BE-ja, dhe për çfarë më pak? Bashkimi Evropian ka vendosur të kontrollojë strukturat e tij financiare, Komisioni po merr aktualisht mendimin e lobeve të ndryshme.

https://p.dw.com/p/DnIl
Financat e BE-së në bankën e provës
Financat e BE-së në bankën e provësFotografi: dpa

Kundërshtimi është i sigurtë pasi bëhet fjalë për interesat e fshatarëve dhe për të ardhmen e ndihmave strukturore. Në të njëjtën kohë kërkohet që BE-ja të investojë më shumë për kërkimin dhe investimet në të ardhmen.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të zgjerohet edhe në të ardhmen. Ai do të marrë edhe detyra të reja. Për këtë struktura e financave të BE-së është në bankën e provës. Kjo është pikënisja për Komisionin në Bruksel. Politikisht ai është ngarkuar nga kryetarët e shteteve dhe qeverive me detyrën e kontrollit dhe reformimit të buxhetit të BE-së.

Financat e BE-së në bankën e provës

Se sa e vështirë është kjo detyrë u bë e qartë edhe gjatë këtyre ditëve. Gjithnjë e më shumë përfaqësues nga lobe të ndryshme paraqitën përfytyrimet e tyre shpesh krejt kontradiktore: afati i dërgimit të propozimeve për një proces konsultimi të filluar në shtator të vitit 2007 tashmë ka përfunduar por për shkak të interesit të madh, thuhet në Bruksel, ai është zgjatur me dy muaj. Çdokush që është i interesuar për paratë e BE-së për çfarëdo arsye e di mirë se çfarë është në lojë.

Në cilat fusha do të përqendrohen investimet

Aktualisht Bashkimi Evropian ka në dispozicion një fond prej 120 miliardë eurosh në vit, 75 për qind e tyre janë përcaktuara se për çfarë do të përdoren: për politikën e përbashkët evropiane dhe ndihmat strukturore dhe rajonale. Kjo gëzon p.sh. fshatarët francezë por zemëron ata të cilët duan të forcojnë Evropën në sektorin e kërkimit dhe inovacionit. Këtu BE-ja ka mbetur prapa dhe m.q.s. askush nuk dëshëron të derdhë më shumë para në arkat e Unionit duhet bërë një rishpërndarje. Kështu mendon specialistja e të gjelbërve në parlamentin europian Helga Trüpel: "Të hiqet dorë nga autostradat e mëdha të cilat nuk përdoren nga askush dhe të investohet p.sh. në rikonstruksionin e ndërtesave të vjetra apo në ndërtimin e infrastrukturës për përftimin e energjisë nga era në rajone ku ka shumë erë."

Edhe mbrojtja e klimës duhet të kuptohet gjithnjë e më shumë si detyrë e BE-së ashtu si politika energjitike dhe ajo e jashtme. Por nëse sheh rekomandimet që i kanë mbërritur ndërkohë Komisionit kontradiktat bëhet të qarta. Shoqatat e fshatarëve paralajmërojnë ndaj shkurtimit të subvencioneve para së gjithash në rajone të neglizhuara si Polonia. Të gjitha këto shqetësime mund të qetësoheshin nëse buxheti do të rritej ndjeshëm. Por kontribuesit neto, para së gjithash Gjermania, kërkojnë të lehtësohen nga barra e pagesave në arkën e Unionit. Një rishpërndarje e fondeve në përiudhën e ardhshme financiare pas vitit 2013 është pra e pashmangshme. Por kush do të lëshojë pe?

Pa reformën e buxhetit BE-ja nuk mund t'i arrijë objektivat

Për Komisionin e BE-së ka edhe një problem kohor. Ka shumë të ngjarë që ai ta bëjë propozimin për një strukturë të re buxhetore në fillim të vitit 2009 pra me përfundimin e presidencës franceze. Atëherë fillon edhe fushata elektorale për parlamentin e ri evropian dhe kryetari i Komisionit të BE-së Barroso dëshëron një mandat të dytë. Pra ai nuk mund t'i lejojë vetes propozime jo popullore sepse ndryshe vendet anëtare ose parlamentarët evropianë mund t'i mbanin inat.


Por pa reformën e buxhetit BE-ja nuk do të mund të arrijë objektivat politikë për të ardhmen. Për këtë është hedhur sërisht ideja e një takse të BE-së. Për të gjelbrën Helga Trüpel një ide e realizueshme: "Nuk është fjala taksa të reja por për modele le të themi nëse do të tatonim transaksionet financiare ose dioksidin e karbonit."

Deri tani Europa financaohet kryesisht nga kontribute të vendeve anëtare që orientohen nga fuqia respektive ekonomike. Tema e një takse të BE-së ka qenë deri tani tabu absolute!