1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush e ka fajin për avionët pa pilot Euro-Hawk?

Marcel Fürstenau1 Gusht 2013

Më tepër se gjysmë miliardë euro ka investuar Ministria e Mbrojtjes në këtë projekt, vetëm për të konstatuar pas rreth dhjetë vitesh hulumtimi dhe zhvillimi që ka "probleme" të pazgjidhshme.

https://p.dw.com/p/19Hup
Fotografi: picture-alliance/dpa

Opozita ka kohë që po bën thirrje që ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere (CDU) të japë dorëheqjen. Por mos vallë socialdemokratët, të Gjelbrit dhe partia E Majtë po përdorin pa qenë e nevojshme artilerinë e rëndë? Sepse fajin për avionët pa pilot Euro-Hawk është me sa duket e ka sekretari i shtetit Stéphane Beemelmans. "Përgjegjësinë e kam vetëm unë," tha i besuari i de Maizièrit i pyetur si dëshmitar në komisionin e Bundestagut. Një fjali për t'u shënuar pas javësh spekulimesh të egra rreth se pse de Maiziere i prehu krahët e shtrenjta avionit para se ai të fluturonte me të vërtetë.

Më tepër se gjysmë miliardë euro ka investuar Ministria e Mbrojtjes në këtë projekt, vetëm për të konstatuar pas rreth dhjetë vitesh hulumtimi dhe zhvillimi që ka "probleme" të pazgjidhshme. Këtë informacion de Maiziere thotë se e ka marrë për herë të parë më 13 maj - nga sekretari i tij vetëmohues i shtetit. "Unë e kam informuar atë si e ndjeva se ishte e nevojshme," e shpjegoi Beemelmans heshtjen e tij të gjatë. Edhe kjo një fjali për t'u shënuar. Ministri gjerman i Mbrojtjes informohet nga bashkëpunëtori i tij më i rëndësishëm sipas qejfit, për armë që kanë rëndësi për dhe janë gjoja të domosdoshme për sigurinë e shtetit.

DW Marcel Fürstenau
Marcel FürstenauFotografi: DW

Nga zgjedhje ideale në rrezik për sigurinë

Kështu pra funksionon një nga ministritë më të rëndësishme gjermane. Udhëhequr nga një njeri që ka fituar gjatë shumë viteve në poste të ndryshme në nivel landesh dhe federal emrin e një politikani veçanërisht të besueshëm dhe të rregullt. Në shikim të parë, de Maiziere ishte kandidati ideal për një ministri e cila ka kohl që lufton në dy fronte: ristrukturimi i ushtrinë nga një ushtri e mbrojtjes klasike në një ushtri fleksibël dhe heqjen e shërbimit ushtrak të detyruar. Por rrjedha e debateve për avionët pa pilotë të dështuar tregon se sa është larguar papritur realiteti nga ideali.

Një sekretari shteti dëshmon se shefi i tij nuk kishte ndonjë "faj të madh" në një çështje kaq të spikatur ushtarake dhe të sigurisë si Euro Hawk-u. Kjo fjali e tretë për t'u shënuar e Stéphane Beemelmansit 'është provë e mëtejshme se sa i çorganizuar duket të jetë komunikimi në Ministrinë e Mbrojtjes. Përgjegjësinë politike për këtë e mban në mënyrë të qartë vetë ministri, i cili për këtë arsye duhet të japë dorëheqjen së bashku me ndihmësit e tij më të afërt.

Disa fjalë vetëkritike rreth politikës së tij të informacionit dhe mungesës së menaxhimit të krizës janë të pamjaftueshme për një çështje të kësaj rëndësie. Thjesht është shumë e e papërshtatshme që të duash ta mbash postin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes duke ju referuar dështimeve të paraardhësve. Me dorëheqjen komandanti i përgjithshëm i ushtrisë në kohë paqeje do t'i bënte Angela Merkelit edhe një favor fundit. Sepse ajo dëshiron që pas zgjedhjeve më 22 shtator të jetë për herë të tretë kancelare. Në rrugën drejt këtij qëllimi mbajtja pas Thomas de Maiziere mund të jetë një rrezik sigurie.