1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nishani në Berlin takohet me kryetarin e parlamentit dhe presidentin

Pandeli Pani6 Qershor 2013

Në takimin me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetari i parlamentit gjerman Norbert Lammert shprehu bindjen, se Shqipëria duhet të ketë një perspektivë të qartë evropiane, por se kjo nuk është rrugë e shkurtër.

https://p.dw.com/p/18ksc
Fotografi: DW/P. Pani

Gjermania ka pritshmëri të mëdha në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Në bisedë me presidentin shqiptar Nishani Lammert kujtoi problemet dhe dëmet politike që u shkatuan pas zgjedhjeve të vitit 2009 në Shqipëri dhe theksoi se veç objektivit për të zhvilluar zgjedhje të ndershme e rëndësishme është para së gjithash edhe bindja e të gjithë pjesëmarrësve që zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të ndershme, tha Lammert. Presidenti i Shqipërisë zhvilloi (06.06.2013) një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ai kërkoi më tepër investime private nga Gjermania në Shqipëri. Presidenti i Bundestag-ut tha se luftimi me vendosmëri i korrupsionit është parakusht vendimtar për investimet e huaja. Ai tha se edhe dyshimet për paqëndrueshmëri politike ndikojnë fort në pengimin e gatishmërisë për investime të huaja.

Përveç disa irritimeve presidenti i Bundestag-ut tha se në Shqipëri vihen re edhe zhvillime inkurajuese. Edhe pse proceset integruese në Shqipëri kanë nevojë për shumë kohë, vendi është pjesë e Evropës dhe në një perspektivë afatgjatë duhet të ketë një perspektivë anëtarësimi në BE.

President i Shqipërisë Nishani theksoi se megjithë pengesat Shqipëria është e gatshme të vazhdojë rrugën e gjatë drejt Evropës dhe kursin e reformave për të arritur standardet evropiane.

Nga takimi në Bundestag
Nga takimi në BundestagFotografi: DW/P. Pani

Perspektiva evropiane e Shqipërisë qe temë edhe e bisedës mes presindetin gjerman Joachim Gauck. Presidneti shqiptar Nishani tha për DW se në bisedë me presidnetin gjerman kishte kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese në Shqipëri. Shqipëria është e gatshme të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur standardet evropiane, por ajo ka nevojë edhe për mbështjetjen e miqve të saj në këtë rrugë.

Presidenti Gauck shprehu interesimin e tij edhe në lidhje me përballjen e Shqipërisë me të kaluarën komuniste. Ai tregoi interes të veçantë edhe për liritë fetare në Shqipëri duke kujtuar se Shqipëria ka qenë vendi me regjimin më të ashpër diktatorial që ndaloi edhe fenë.

Në takimin e organizuar me përfaqësues të biznesit gjerman dhe të Shoqatës Ekonomike Shqipëri-Gjermani presidenti shqiptar bëri thirrje për më tepër investime gjermane në Shqipëri duke theksuar edhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e vendit.

Në intervistë me Detsche Welle ai tha se Gjermania zë vendin e parë sa u përekt ndihmave për Shqipërine dhe ky pozicion duhet të reflektohet edhe në investimet gjermane në Shqipëri.

Kryetar i Shoqatës ekonomike Gjermani-Shqipëri vur në dukje, se firmat gjermane që janë të interesuara për investime afatgjata në Shqipëri deri tani për fat të keq nuk kanë fituar tendera për investime publike aty.

Presidenti shqiptar theksoi se përmirësimi i vazhdueshëm i legjislacionit dhe vendimi për krijimin e Gjykatës Administrative do të ofrojnë më siguri për investimet e huaja në Shqipëri.