Zyra e Kriminalistikës i jep fund alarmit
19 Prill 2013Reklamë
Letra e dyshimtë e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga një njësi speciale e policisë, nuk ka pasur eksploziv, bëri të ditur Zyra gjermane e Kriminalistikës. Njoftimet në mediet gjermane se pluhuri që përmbante letra ishte lënda shumë shpërthyese HMDT, nuk u konfirmuan.
Letra i adresohej direkt Presidentit gjerman Joachim Gauck. Letra e dyshuar ishte gjetur fillimisht gjatë kontrolleve të postës dhe nuk ishte hapur.
Të dhëna për dërguesin e mundshëm të letrës ende nuk ka. Mbi rastin po heton Zyra e Kriminalistikës.
Në zyrën e Kancelares në nëntor 2010 ishte zbuluar dhe më pas asgjesuar një paketë me lëndë shpërthyese, e nisur nga Greqia. Paketa bombë i ishte drejtuar atëherë personalisht Kancelares Angela Merkel.