1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Syrien Sanktionen

28 Nëntor 2011

Liga Arabe vendosi një sërë sanksionesh ekonomike kundër qeverisë siriane të presidentit Bashar al Assad. Organizata votoi të dielën me një shumicë të madhe votash pro sanksioneve, Iraku dhe Libani abstenuan.

https://p.dw.com/p/13I8M
Liga Arabe ndëshkon me sanksione Sirinë
Liga Arabe ndëshkon me sanksione SirinëFotografi: dapd

Sanksionet e shteteve arabe kundër Sirisë u vendosën. Në Kajro ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe përcaktuan të dielën (27.11.) një paketë masash: ndalim udhëtimi në rajon për funksionarët kryesorë, bllokim të llogarive rrjedhëse të qeverisë, ndalim tregtie me regjimin dhe një ndalim të fluturimeve të vendeve arabe nga dhe për në Siri.

Megjithatë, vendet fqinje Irak dhe Liban nuk do të marrin pjesë në sanksione. Bagdadi përmend si shkak marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Damaskun, deri një milionë refugjatë të tij në Siri dhe ai druhet nga ekstremistë antiirakianë pas një rrëzimi të Assadit. Libani, nën drejtimin e Hisbollave, të cilët konsiderohen në Perëndim si organizatë terrorriste është aleat i ngushtë i regjimit të Assadit. Jordania në parim i mbështet sanksionet, por tërheq vëmendjen në rëndësinë e Sirisë si vend tranzit për importe dhe furnizimin me ujë.

Ndërhyrje ushtarake?

Për Ligën Arabe ministri i Jashtëm i Katarit Hamad al-Thani deklaroi se synohet të pengohet një ndërhyrje ushtarake në Siri. Nëse regjimi i Sirisë nuk do t'i japë fund edhe në të ardhmen dhunës kundër popullit të tij, atëherë një ndërhyrje e botës së jashtme do të jetë e pashmangshme.

Demonstratë pro Assadit
Demonstratë pro AssaditFotografi: dapd

Për ekspertin e Lindjes së Afërme, Joseph Kechichian, masat nuk do të mbeten pa pasoja:

"Sirisë i mbeten praktikisht vetëm Irani dhe Libani si vende ku mund të struket. Pjesa që mbetet e botës e ka mbuluar me sanksione. Prandaj sanksionet do të bëjnë efekt."

Regjimi i Assadit e refuzon misionin e vëzhguesve të Ligës Arabe si pararendës të një ndërhyrjeje ushtarake, vetë presidenti u betua në Damask se do t'i luftojë me tolerancë zero terroristët. Forcë shtytëse në aksionet kundër Sirisë është Turqia, e cila nuk bën pjesë fare në Ligën Arabe. Ajo ndodhet në tryezë në Kajro dhe mban në dorën e pasme sanksione të saja: për shembull dhënien fund të projekteve të përbashkëta për naftën dhe ndërprerjen e eksporteve të energjisë.

Sanksionet pritet të kenë efekt

Sanksionet arabe e godasin padyshim Sirinë pas atyre të SHBA dhe të BE, gjysmën e eksporteve dhe një të katërtën e importeve Damasku i zhvillon në Lindjen e Afërt. Megjithatë, sanksionet nuk pritet ta gjunjëzojnë shpejt regjimin. Siria ka përvojë me sanksionet dhe besohet se ka vënë mënjanë 16 miliardë dollarë nafte.

Në një kohë kur Bahraini, Katari dhe Emiratet po i tërheqin qytetarët e tyre nga Siria ose i paralajmërojnë që të mos udhëtojnë në këtë vend, dhuna në vend po vazhdon. Sipas të dhënave të opozitës civilë vazhdojnë të vriten nga forcat e sigurisë. Por po vriten edhe ushtarë. Jeta e përditshme në Siri, e karakterizuar nga dhuna dhe privacionet me më shumë se 3.500 të vrarë hë për hë nuk do të ndryshojë, as nga sanksionet e Ligës Arabe.

Autor: Ulrich Leidholdt/ Auron Dodi

Redaktoi: