1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më tepër se 80 të vdekur nga seria e sulmeve në Jaipur të Indisë

Sandra Petersmann, Neu Delhi (DW) 14 Maj 2008

Të paktën 80 njerëz humbën jetën si pasojë e sulmit të parë të rëndë terrorist të kryer mbrëmë në metropolin turistik indian Jaipur.

https://p.dw.com/p/DzUh
Jaipur, Indi - 13 maj 2008
Jaipur, Indi - 13 maj 2008Fotografi: AP

200 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimet e gjithsejt tetë bombave të vendosura në tregjet në qendër të Raxhastanit. Autoritetet dyshojnë se pas atentateve fshihet grupi terrorist musliman Harkut-ul-Jehadi Islami nga Bangladeshi.

Pikërisht Jaipuri, kryeqyteti i shtetit indian Raxhastan. Pikërisht ky qytet i larmë dhe i hapur i cili është aq i dashur për shumë vizitorë si nga brenda ashtu dhe prej jashtë vendit. Vasundara Raje, kryeministre e Raxhastanit pak kohë pas serisë me bomba foli për një sulm ndaj tërë vendit: "Atentatorëve nuk u intereson Raxhastani. Këtu bëhet fjalë për tërë Indinë. Ne kemi nevojë për ndihmë. Ne kemi nevojë për përforcime. Unë pres ndihmë nga Nju Delhi. Ky sulm ishte drejtuar kundër mbarë kombit indian - jo vetëm kundër një shteti federal apo një partie politike".

Mbrëmjen e sulmit nuk kishte asnjë masë të veçantë të sigurisë. 'Atentatorët e kanë zgjedhur të vetëdijshëm qytetin e Jaipurit për shkak se ai është një objektiv i dobët', supozon poliitkani i ri Sajan Pallet. Ai është një prej deputetëve të shtetit federal Rajasthan në parlamentin indian.

"Këto sulme ishin të menduara mirë dhe u kryen me gjakftohtësi. Keqbërsëitë vërehet se e njohin shumë mirë qytetin e Jaipurit. Ata kanë zgjedhur pikërisht ato vende të cilat janë shumë të frekuentuara. Çarshia e vjetër ishte plot njerëz. Raxhastani është një vend shumë i dashur për vizitorët. Terroristët duan të arrijnë maksimumin e shkatërrimit. Ata deshën të vrasin njerëz sa më shumë. Terroristët nuk njohin as fe e as shtet".

Sot një ditë pas këtyre sulmeve pa përgjigje mbeten shumë pyetje. Ka shumë spekullime por shumë pak të dhëna konkrete. Disa prej masave shpërthyese, sipas të dhënave të hetuesëve në Jaipur ishin fshehur në qese plastike të cilat ishin vendosur në biçikleta të reja. Bombat supozohet se ishin të pajisura me orë të kurdisura.

Dëshmitarët okularë njoftojnë pandërprerë në televizionin indian lidhur me atë se çfarë ka ndodhur. Një burrë është shtrirë pas plagosjes në spital. Ai sapo kishte dal nga një dyqan, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm i cili e hodhi atë përtokë. Ai njofton për të vdekur dhe të plagosur të tjerë. Për njerëz që bërtisnin dhe panik masive.