1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mësim për demokracinë

Jan Bruck / Esat Ahmeti26 Nëntor 2012

Demokracia, angazhimi, toleranca - Sot këto vlera janë të vetëkuptueshme për shoqërinë gjermane. Por 60 vjet më parë nuk ishte kështu. Prandaj u krijua Qendra Federale për Edukim Politik.

https://p.dw.com/p/16pFd
Fotografi: Bundeszentrale für politische Bildung

Shumica e gjermanëve e njohin Qendrën Federale për Edukim Qytetar nga lënda e Shoqërisë: Qendra në Bonn boton libra të trashë me titujt si "Sistemi partiak në Gjermani", "Çfarë është demokracia?" dhe "Evropa nga A deri në Z". Librat e trashë me plot fakte duhet t'iu mundësojnë nxënësve që të "trajtojnë në mënyrë kritike çështjet politike dhe shoqërore dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën politike."  Kështu thuhet në faqen e internetit të Qendrës Federale për Edukim Qytetar, e njohur ndryshe shkurt edhe si bpb.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: Bundeszentrale für politische Bildung

Metoda të tjera - porosia e njëjtë

Megjithatë në Qendrën Federale nuk bëhet fjalë vetëm për libra të trashë. Ajo organizon dhe përkujdeset për një portal online me tema aktuale nga jeta e përditshme, organizon panaire, seminare dhe udhëtime të studentëve me tema arsimore  dhe bashkëpunon me mbi 400 partnerë - nga universitetet deri te iniciativat qytetare - dhe shumë më tepër.

"Ne kemi bërë një rrugë të gjatë nga 'Galaksia e Gutenberg-ut', në të cilën janë shtypur shumë letra deri tek  një shtëpi multimediale", thotë presidenti Thomas Krüger duke aluduar në shpikësin e libirt të parë të shtypur, Johannes Gutenberg. Shtypi tradicional është sot më i vogël se fusha Online. "Metodat kanë ndryshuar, por thelbi i punës sonë ka mbetur gjithmonë i njëjtë. Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të angazhohemi për një Evropë paqësore."

Imazhi i propagandës i padëshirueshëm

Qendra Federale për Edukim Politik u themelua 60 vjet më parë, më 25 Nëntor 1952, në atë kohë si "Qendra Federale për Mbrojtjen e Atdheut." Emri kishte të bënte me një institucion të ngjashëm të Republikës së Vajmarit, i cili kishte për qëllim të shpërndajë njohuri për demokracinë. Aleatët perëndimorë ishin në fund të diktaturës naziste për një edukim të paanshëm për demokracinë. Për këtë është angazhuar edhe kancelari i atëhershëm gjerman Konrad Adenauer: "Në punën e Qendrës Federale për Mbrojtjen e Atdheut duhet të marrë pjesë mundësisht i gjithë spektri politik, pavarësisht nëse ata janë mbështetës të qeverisë apo ndodhen në opozitë".

Në foto, Konrad Adenauer
Në foto, Konrad AdenauerFotografi: picture-alliance/dpa

Nga frika se do të perceptohej si një krah propagandistik i qeverisë, Qendra Federale në fazën fillestare paraqitej rrallë direkt. Ajo ishte fokusuar në trajnimin e personave si mësuesit dhe nëpunësit civilë dhe transmetonte rregullat e demokracisë. Më vonë, Qendra Federale me angazhimin e saj filloi të jetë më pranë qytetarëve. Ajo zbuloi lojën në kuti "Ne luajmë qeverinë", porositi prodhimin e flamurkave për biçikletë me ngjyra të vendit dhe shtypi kartolinat me slogane si: "Çdo shtetas të qëndroj i zgjuar, sepse shteti është çështje e juaj." Çështjet kryesore në vitet e para ishin përpunimi i i kohës së nacionalsocializmit dhe balafaqimi me komunizmin.

Sfida të reja

Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1989 dhe 1990 i vendosi bashkëpuntorët e qendrës para sfidave të reja. Ata duhet të promovonin demokracinë dhe angazhimin politik në landet e reja. "Në zhvillimin e organizatës sonë mund të lexohet edhe historia e Republikës Federale", thotë Krüger me një dozë krenarie.

Në foto, Thomas Krüger
Në foto, Thomas KrügerFotografi: Bundeszentrale für politische Bildung

Sot, targetgrupi i bpb-së është i ndryshëm si kurrë më parë. Deri në vitin 2001, detyrë kryesore ishte trajnimi politik për qytetarët gjermanë, thotë Krüger. "Gjermania është kthyer ndërkohë në një shtet të emigracionit." Për të bindur njerëzit me sfond të migrimit për punën e autoritetit të tij ka qenë e vështirë për një kohë të gjatë. Ata shpesh e shihnin qendrën federale si një lloj enti për fushatë të Republikës Federale. Me këtë grup të popullsisë, bpb ka një problem të marketingut, e pranon presidenti.

Kundër këtij imazhi të qendrës federale lufton revista për të rinjtë 'fluter'. Kjo revistë botohet katër herë në vit dhe lexohet nga gjysmë milioni njerëz të rinj në Gjermani. 'Fluter' është bërë me qëllim shumë ndryshe nga materialet mësimore: e pacipë, arrogante, me fotogari të mëdha. Target-grupi: të rinjtë në mes moshës 16 dhe 22 vjeçare që nuk kanë formuar ende një opinion të fortë politik. Temat: gjithçka nga seksi, shkolla e natyrisht deri tek politika.