1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Malala merr çmimin Saharov

Esther Felden / Shota Bukoshi22 Nëntor 2013

Nxënësja pakistaneze Malala Yousafzai i mbijetoi një atentati të Talibanëve. Rrëfimin e saj e shkroi në një libër. Për angazhimin e vazhdueshëm ajo mori tani çmimin Saharov të Parlamentit Europian.

https://p.dw.com/p/1AMKE
Fotografi: Andrew Cowie/AFP/Getty Images

Titulli i autobiografisë së saj është shumë i thjeshtë: „Unë jam Malala”. Nëntitulli: “Vajza, të cilën donin të vrisnin talibanët, për shkak se luftonte për drejtën për edukim”.

Në ballinë është një portret i adoleshentes me shami. Dhe një shikim serioz. Në fillim të tetorit u publikua autobiografia e Malala Yozusafzai, sot 16 vjeçare, saktësisht një vit pasi ajo u sulmua në vendin e saj në Pakistan nga talibanët dhe u plagos rëndë.

Retrospektivë: Më 9 tetor 2012 Malala ishte së bashku me shoqet e saj rrugës për në shtëpi nga shkolla. Në fshatin e saj në luginën e Swat-it ajo është një personalitet i njohur dhe një halë në syrin e Talibanëve. Sepse kjo, vajza e një mësuesi, angazhohet haptas kundër urdhërave të Talibanëve që edhe vjazat të mund të shkojnë në shkollë. Këtë kerkesë ajo e shprehte edhe në blogun e BBC-së. Atë të martë hynë talibanët dhunshëm në autobusin e shkollës dhe pyesin: “Kush është Malala?” dhe e qëllojnë në kokë. Në fillim gjendja e saj nuk dukej mirë. Ajo u operua urgjentisht dhe e transportua në Britaninë e Madhe ku luftoi për disa muaj për jetën e saj. Deri më sot ajo jeton atje së bashku me familjen e saj.

Familja i qëndron pranë Malales pas operacionit në një spital britanik
Familja i qëndron pranë Malales pas operacionit në një spital britanikFotografi: picture-alliance/dpa

E zgjuar si ikonë

„Falë zotit, nuk paskam vdekur.“ Këto ishin mendimet e saj të para kur u zgjua nga koma në spitalin e Birminghamit, afërsisht një javë pas atentatit. Këtë e shkruan në librin e saj dhe vazhdon: „Por unë nuk kisha mendime të këqija kur e kujtoja atë burrin, i cili më gjuajti. Nuk doja hakmarrje.“ Shërimi i saj ndiqet me vëmendje nga mediat ndërkombëtare. Fati i saj e bën Malalën ikonë, një figurë simbolike në luftën kundër represionit ndaj vajzave dhe grave.

Dhe kështu shihet shpejt që talibanët nuk ia arritën qëllimit për t'i mbyllur gojën vajzës. Malala e ngriti prapë zërin, e pafrikësuar dhe tashmë me një platformë akoma më të madhe se më parë. Kërkesën e saj e përmbledh edhe në autobiografinë e saj: “Dua që çdokush të kuptojë: Nuk dua ndihmë për vetëveten. Vetëm dëshiroj që të përkrahet çështja ime: paqe dhe edukim.”

Shumë njerëz dolën pas atentatit nëpër rrugë, për tu lutur për Malalën. Për ditëlindjen e saj të 16-të në korrik 2013 Malala foli para Mbledhjes së të Rinjëve të OKB-së në New York dhe morri duartrokitje dhe ovacione. Ftohet nga Mbretëresha Britanike. Për angazhimin e saj të vazhdueshëm vajza pakistaneze nderohet me çmime. Ndër të tjera ajo merr çmimin ndërkombëtar të Paqes së Fëmijëve dhe emërohet nga Amnisty International si “Ambasadore e Ndërgjegjes”. Përveç kësaj ajo mori të mërkurën (20.11.2013) nga Parlamenti Europian në Strassburg çmimin e mirënjohur Saharov për lirinë shpirtërore, i cili quhet edhe çmimi i drejtave të njeriut i BE-së.

Shumë njerëz dolën pas atentatit nëpër rrugë, për tu lutur për Malalën
Shumë njerëz dolën pas atentatit nëpër rrugë, për tu lutur për MalalënFotografi: AP

Entuziazëm – por edhe inat

„Është sikur të gjithë ne fituam çmimin”, thotë Gul Panrha, që shkon në klasën e gjashtë në luginën e Swat-it. Kështu mendon edhe Fazal Khaliq. Ai është mësues në shkollën e mëparshme të Malalës. Ai është shumë krenar me ish-nxënësën e tij. „Më parë lugina e Swat-it ishte sinonim për terrorizëm”, shpjegon ai në bisedë më Deutsche Welle. Falë Malalës, tani njerëzit në të gjithë botën e dinë, që në luginën e Swat-it ka edhe njerëz paqesorë dhe të uritur për edukim.

Por Malala nuk ka vetëm përkrahës në Pakistan. “Pas atentatit dhe largimit nga Pakistani dhe posaçërisht pas fjalimit para Kombeve të Bashkuara, ka pasur një fushatë vërtet ofenduese ndaj saj”, shpjegon Britta Petersen për Deutsche Welle. Ajo udhëheq fondacionin Heinich Böll në Islamabad dhe ka ndjekur për disa muaj, se sa ndyshëm përceptohet angazhimi i Malalës tek popullata pakistaneze. Kjo temë është emocionalisht shumë e tensionuar. “Babai i Malalës akuzohet për instrumentalizimin e vajzës së tij. Atë e shajnë si tutor dhe vajzën si “lavire e perëndimit”.

Për angazhimin e saj të vazhdueshëm vajza pakistaneze nderohet me çmime
Për angazhimin e saj të vazhdueshëm vajza pakistaneze nderohet me çmimeFotografi: Reuters

Plane të mëdha për të ardhmen apo dëshira utopike?

Me rastin e publikimit të librit, Malala Yousafzai dha një intervistë televizive për BBC-në. Aty ajo bën thirrje për një dialog me talibanët. “Kjo është rruga më e mirë, për të zgjidhur probleme dhe për të luftuar kundër luftës”. Ajo gjithashtu shpreh deshirën për tu kthyer sa më shpejt në Pakistan që të jetë politikisht aktive në vendin e saj. Britta Petersen nuk e konsideron këtë ide si realiste. “Arsyeja pse Malala jeton momentalisht në Britaninë e Madhe, është sepse ajo është në rrezik. Mundësitë që Malala të realizojë ëndrrën e saj të kthimit dhe të ketë ndikim në të ardhmen e Pakistanit sipas mendimit të saj janë “mjaft të ulëta”.