Manchester United fitoi Ligën e Kampionëve
22 Maj 2008Reklamë
Manchester United është fituesi i Ligës së kampionëve në futboll, për vitin 2008. Ekipi i trajnerit Alex Ferguson triumfoi në Moskë, ndaj skuadrës së Chelsit të Londrës, pas penalltive, me reultat 6:5. Pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve loja përfundoi me rezultat 1:1. Golashënues gjatë lojës ishin Christiano Ronaldo dhe Frank Lampard. Ishe kjo hera e tretë që Manchester Unitet fitoi titullin e më të mirit të Evropë. Më parë ka fituar në vitin 1968 dhe 1999. Ndërsa për gjermanin Michael Ballack ishte kjo humbja e dytë në finale, pasi që më parë ka humbur edhe me ekipin gjerman, Bajer Leverkuzen.