1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Socialdemokratët me lider të ri

Fatos Musliu Shkup19 Shtator 2008

Në Konresin e jashtëzakonshëm socialdemokratëve (LSDM) Zoran Zaev, u zgjodh kryetar i Partisë. Opozita e është e vetëdijshme për gabimet e bëra në zgjedhjet parlamentare.

https://p.dw.com/p/FLLG
Kongresi i socialdemokratë ve në Maqedoni
Kongresi i socialdemokratë ve në MaqedoniFotografi: Macedonian Information Agency

Në Kongresin e jashtëzakonshëm të socialdemokratëve, punimet e të cilit kanë përfunduar mbrëmë vonë , Zoran Zaev është zgjedhur për ushtrues detyre të kryetarit të partisë deri në maj të vitit të ardhshëm kur, në krye të socialdemokrateve maqedonas do të vijë presidenti aktual i shtetit, Branko Crvenkovski.

Në Kongres është bërë analizë serioze për arsyet e humbjeve të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ish kryetarja e socialdemokratëve , Radmilla Sheqerinska ka dhënë edhe dorëheqje të parevokueshme nga posti udhëheqës, pikërisht për fjaskon e zgjedhjeve. Ajo ka thënë para delegatëve se qytetarët ende po e kujtojnë LSDM-në për qeverisje të gabuar, dhe nëse nuk ndryshohet diçka në këtë koncept nuk mund të pritet shumë nga obcioni socialdemokrat në Maqedoni.

Kryetari i posazgjedhur, Zoran Zaev beson se nga Kongresi i jashtëzakonshëm, LSDM do të dalë si parti më e fortë dhe do t`i japë fund krizës së brendshme partiake. "Do të promovojmë unitet brendapartiak në prag të mbajtjeve të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale," ka thënë Zaev dhe ka shtuar se do të krijojë atmosferë partiake në tëcilën të mos luhet roli i unitetit, por ku secili anëtar të angazhohet për kthimin e rejtingut të partisë tek elektorati.

Opozita do të jetë korigjuese e qeverisë

Përforcimi dhe uniteti brenda partisë, promovimi maksimal i orientimit të majtë si dhe qasja e re në funksionimin e përditshëm të partisë opozitare, do të jenë prioritete kyçe të Zoran Zaevit. “Me marrjen e postit kryetar i LSDM-së, kam marrë mbi vete një përgjegjësi të madhe, meqë mua më bie barra të shtroj rrugën në të cilën socialdemokratët do të tregojnë reformimin dhe forcën e duhur, e cila i ka munguar qytetarëve për një kohë të gjatë."

Zaev ka paralajmeruar edhe ndryshime kadrovike në udhëheqësin më të lartë të partisë si dhe ndryshime në pjesën e koalicioneve për zgjedhjet parlamentare. "Në raport me qeverinë do të ofrojë zgjidhje alternative dhe do të stimulojë dialog të fuqishëm, por njëherit do të jem edhe korrigjues i hapave të gabuar të ekzekutivit," ka thënë kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev.