1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni : Zgjedhjet të qeta

15 Qershor 2008

Sot, dy javë pas dështimit të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, u përsërit dhënia e votave në shumë zona zgjedhore.

https://p.dw.com/p/EK6V
Zgjedhje në Maqedoni
Zgjedhje në MaqedoniFotografi: DW

Gati 200 qendra votimi u rihapën sot të djelën. Në zonat me popullsi shqiptare zgjedhjet u penguan të zhvilloheshin me 1 qershor për shkak të përshkallëzimit të dhunës e cila shkaktoi vdekjen e një personi. Lajmet njoftuan edhe për përpjekjet për mashtrime zgjedhore dhe ushrimin e presionit ndaj zgjedhësve. Përsëritja e zgjedhjeve bëhet për rreth 10 përqind të zgjedhjësve, megjithëse rezultati i tyre nuk pritet të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar. Partia konservatore e kryeministrit Nikola Gruevski i fitoi zgjedhjet me fitore te dukshme. Partia e tij morri me 64 vende shumicën e 120 vendeve të parlamentit.

Nikola Gruevski fiton zgjedhjet
Nikola Gruevski fiton zgjedhjetFotografi: AP

Sot në mëngjes pjesëmarrja në zgjedhje ishte 12 përqind, thanë burimet nga Komisioni i zgjedhjeve. Policët siguruan qendrat e votimi nga frika para shkallëzimit të dhunës. Situata ështe e qetë, tha zëdhënësi i policise maqedone, Ivo Katevski. Lajmet sipas të cilave një idhtar i Partisë Demokratike shqiptare është qëlluar pranë Gostivarit nuk u konfirmuan nga autoritetet.

Një natë para zgjedhjeve ministrja e brendshme Gordana Jankulovska tha se janë marrë të gjitha masat për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të qeta.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, OSBE, pati kritikuar procesin e zhvillimit të zgjedhjeve në fillim të muajit qershor. Standartet më të rëndësishme ndërkombëtare nuk janë përmbushur. Incidentet dëmtuan planet që ka Maqedonia për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Komisioni i BE-së tregoi shqetësim të madh për incidenten. Komisari i zgjerimit Olli Rehn, tha se është e domosdoshme që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Deri pasdite votën e dhanë një e treta e 160 mijë zgjedhësve, njoftoi Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Për të kontrolluar zgjedhjet e reja ambasadat evropiane në Shkup dërguan vëzhgues, po ashtu siç dërgoi edhe OSBE, e cila u përfaqësua me 100 kontrollorë.

Çështja kryesore e këtyre zgjedhjeve do të jetë rezultati që do të marrin partitë shqiptare që ndodhen në grindje, BDI dhe PDSH. Ato morën para dy javëve 13 dhe 12 mandate.

Meqenëse një pjesë e popullsisë përbëhet nga shqiptarët, kryetarit të qeverisë do t`i duhet të krijojë koalicion me partinë që del më e forta nga këto zgjedhje.