1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia me ligj të ri për lustrimin

Fatos Musliu9 Korrik 2012

Sipas mazhorancës me ligjin e ri do të pastrohen nga e kaluara personat që ushtrojnë poste të larta publike. Opozita ka bojkotuar miratimin e ligjit të ri me arsyetim se me të do të luftohen kundërshtarët politikë.

https://p.dw.com/p/15TqJ
Aleksandi i Madh, Shkup
Aleksandi i Madh, ShkupFotografi: Petr Stojanovski

Katër vite pas miratimit të ligjit për lustrim, për shkak të parregullësive dhe intepretimeve të ndryshme, parlamenti i Maqedonisë u detyrua të sjellë ligj të ri për lustrimin. Ky ligj do të përfshjë të gjithë bartësit e funksioneve publike, drejtuesit e pushtetit lokal, akademikë, gazetarë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe për her të parë edhe afaristët nga periudha e privatizimit të ndërmarjeve shtetërore. Ligji për lustrim është miratuar pa prezencën e opozitës maqedonase andaj vlerësohet se ai vështirë se pratikohet, meqë nuk është arritur konsensus midis të gjitha partive politike. “Ështe e papranueshme që një ligj i këtillë të miratohet pa konsensus. Vlerësoj se është kompromentuar ideja e lustrimit, me këtë ligj do të luftohen kundërshtarët politikë”,vlerëson Stojan Andov iniciator i ligjit të parë për lustrim.

Të gjithë bartësit e funksioneve publike duhet të përballen me të kaluarën, ligji për lustrim mundëson që dosjet të shpallen në opinion, thotë Silvana Boneva deputete e VMRO-DPMNE-së. “Ky ligj do të mundësojë të mos fshihet asnjë spiun sepse asnjë dosje nuk do të ketë karakter të kualifikimt të besueshëm”.

Partitë polotike shqiptare unanimisht kanë mbështetur miratimin e ligjit për lustrimin. “Nuk kemi problem me pastrimin e së kaluarës, parimisht kemi thënë se ky proces do të jetë i kompletuar nga momenti që personat të cilët kanë pësuar të mund të gjejnë satisfakcion”, vlerëson Talat Xhaferi deputet i BDI-së.

Parlamenti në Shkup
Parlamenti në ShkupFotografi: AP

Maqedonia duhet të ndjekë standarder evropiane të vendeve që kanë kaluar nëpër procesin e lustrimit. Sipas profesorit univesitar Nazmi Maliqi, me ligjin e mëparshëm për lustrim nuk u respektuan sa duhet standardet evropiane. “Përmes ketij ligji duhet të vihen korniza të shëndosha si shkencore, akademike dhe intelektuale pët t`i dhënë kuptim lustrimit. Të ketë një vlerësim profesional dhe mendoj se me këtë mund të rrumbullakësohet dhe të kryhet edhe në vendin tonë lustrimi ashtu siç ka ndodhur në Poloni, Hungari, Çeki dhe Sllovaki”, shprehet Maliqi.

Ligji i ri për lustrim ka shkaktuar përplasje edhe te anëtarët e komisionit për lustrim. Një pjesë e tyre vlerëson se ai është antikushtetues. Por kryetari i këtij komision Tome Haxhiev mendon ndryshe. “Ne nuk jemi ata që vlerësojme se ligji është apo jo kushtetues, ne jemi komision që duhet të zbatojmë ligjin”.

Socialdemokratët opozitar kanë paralajmëruar se në fillim të vjeshtës do ta kontestojnë ligjin për lustrim në gjykatës kushtetuese.