1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia përgatitet për zgjedhjet

13 Qershor 2008

Policia do të angazhohet maksimalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe pa incidente.

https://p.dw.com/p/EJAF
Zgjedhje në Maqedoni
Zgjedhje në MaqedoniFotografi: DW

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi se në ditën e zgjedhjeve qendrat e votimit do të sigurohen nga policë të uniformuar, e jo nga pjesëtarë të njësisë policore Alfa. Jankullovska gjithashtu njoftoi se në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë është shpërbërë njësiti i policisë ALFA.

Çdo polic që do të jetë në detyrë ditën e diel, patjetër do të ketë uniformë. Uniforma do të varet nga njësiti i policisë, kështu do të hiqen dilemat që ndoshta i kanë pasur qytetarët, sepse në të kaluarën gjatë 15 ditëve jemi ballafaquar me situata në të cilat persona të rrejshëm janë paraqitur si zyrtarë të policisë, kanë arritur të bëjnë dëme, të frikësojnë dhe të ndikojnë tek qytetarët jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por edhe për vepra tjera penale, tha ministrja e Brendshme Gordana Jankullvska.

Ministrja Jankullovska :"Ka arritur në 149 numri i personave të përfshirë në incidentet e zgjedhjeve të 1 qershorit, ndërsa 22 prej tyre janë policë, të cilët për shkak të përfshirjes në incidentet e zgjedhjeve janë pezulluar nga puna."- ka deklaruar Gordana Jankullovska

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere ka kërkuar përgjegjësi maksimale nga institucionet e shtetit dhe partit politike që të sigurojnë zgjedhje të lira dhe demokratike në rivotimin e 15 qershorit.

"Liderët e partive politike duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për aksionet e mbështetësve të tyre dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur të udhëzojnë publikisht mbështetësit e tyre të përmbahen nga çdo aksion që do t'i dëmtonte këto rivotime. Ky është shansi i fundit që Maqedonia të demonstrojë kapacitetin e saj për organizimin e zgjedhjeve pa dhunë." thotë ambasadori i BE-së Ervan Fuere.

Maqedonia do të ketë edhe një mundësi për të demonstruar se është e aftë të mbajë zgjedhje të cilat i plotësojnë standardet ndërkombëtare, thotë ambasadorja e SHBA-v. Xhilian Millovanoviq. SHBA-të rekomandojnë prezencë të masave të fuqishme të policisë, në komunat ku u detektua fallsifikim. Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Xhorxho Radikati bëri thirrje që në rivotimet e 15 qershorit të krijohet një atmosferë e sigurt dhe e lirë për shprehjen e votës.