1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marta përsëri futbollistja e vitit

10 Janar 2011

Marta u zgjodh futbollistja e vitit 2010. Kandidatet gjermane nuk fituan.

https://p.dw.com/p/zw0p
Lionel Messi dhe Marta me trofetë e FIFA-s në Zyrih (10.01.2011)Fotografi: dapd

Lojtarja e kombëtares braziliane Marta është shpallur futbollistja e vitit 2010. Sulmuesja e kampionit Amerikan FC Gold Pride u nderua të hënën në Zyrih nga FIFA. Marta merr këtë titull për të pestën herë me rradhë. 24 vjeçarja braziliane doli mbi dy kandidatet e tjera, lojtaret e kombëtares gjermane, Birgit Prinz të 1. FFC Frankfurt dhe Fatmire Bajramaj nga Turbine Potsdam. Votimi u krye në mbarë botën nga gazetarët, si dhe kapitenet dhe trajneret e ekipeve kombëtare.

Futbollisti i vitit u zgjodh për të dytën herë me rradhë futbollisti argjentinas Lionel Messi.

Autor: dpa/av

Redaktoi: av