1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Annan Moskë

26 Mars 2012

I dërguari i OKB për Sirinë, Kofi Annan kërkon mbështetje nga Moska dhe Pekini për planin e tij për një fund të shpejtë të dhunës së përgjakshme në Siri

https://p.dw.com/p/14S3A
Nga takimi në Moskë mes Medwedew-it dhe Annan-it
Nga takimi në Moskë mes Medwedew-it dhe Annan-itFotografi: Reuters

Shoqëruar nga dhuna në Siri, i dërguari i posaçëm i OKB Kofi Annan ka zhvilluar konsultime në Moskë lidhur me një inciativë të tij për një armëpushim. Forcat ushtarake opzitare të Sirisë vendosën së bashku për një këshill të përbashkët ushtarak.
 

Presidenti rus mbështetje planit të Annanit


Presidenti rus në largim Dimtri Medvedjev i premtoi Kofi Annanit mbështetjen e plotë të vendit të tij në përpjekjet e tij të ndërmjetësimit në konfliktin e Sirisë. Misioni i Annanit "mund të jetë shansi i fundit për Sirinë që mund të parandalojë një luftë të përgjakshme civile“.

''Ndoshta, për Sirinë është mundësia e fundit për të shmangur një luftë civile të përgjakshme. Ne do të japim çdo lloj ndihme të mundshme për të shmangur vazhdimin e dhunës'', theksoi presidenti rus.
 

Kofi Annan me planin e tij për zgjidhjen e krizës siriane
Kofi Annan me planin e tij për zgjidhjen e krizës sirianeFotografi: Reuters

Plani i tij gjashtëpikësh për Sirinë parashikon ndër të tjera një armëpushim të monitoruar nga Kombet e Bashkuara që do të bënte të mundur qasje për ndihmat humanitare, lirimin e të burgosurve dhe tërheqjen e trupave qeveritare nga qytetet bastion të opozitës.

Para bisedimeve me të dërguarin e posaçëm të OKB, Annan për krizën në Siri, Rusia përforcoi pozicionin e saj të deritanishëm: Në një deklaratë nga Kremlini u propozua edhe një herë një zgjidhje përmes negociatave por u hodh poshtë përsëri ideja e një mbështetjeje ushtarake dhe politike nga jashtë. Për këtë duhet opozita të negociojë me presidentin Baschar al Assad.

Opozita dhe qeveria të ulen në një tavolinë

Këshilltari i Medvedjevit për politikë të jashtme Sergej Prichodko bëri të ditur se Rusia dëshiron të arrijë në dhënien fund menjëherë të dhunës në Siri. Përveç kësaj opozita dhe qeveria duhet të ulen në një tavolinë dhe të përpiqen për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Në të njëjtën kohë ai u shpreh kritik lidhur me grupin e kontaktit „Miqtë e Sirisë“ që i siguroi opozitës në muajin e fundit mbështjen e tij. Nuk ka gjasa që organizata të tilla të bëjnë të mundur „rrugën për zgjidhjen e krizës siriane“, u ankua ai.

Pas përpjekjeve në Moskë, të dielën Annan udhëtoi po ashtu për në Kinë për të marrë mbështetje lidhur me iniciativën e tij. Ministria e jashtme kineze bëri të ditur se Pekini vlerëson përpjekjet ndërmjetësuese të ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB të rëndësishme. Megjithatë nuk ka të dhëna se kush do të bisedojë të martën dhe të mërkurën nga pala kineze me Annanin.

Presidenti rus Dmitri Medwedew
Presidenti rus Dmitri MedwedewFotografi: AP


Me rezistencën e fuqisë së vetos, Rusia dhe Kina tashmë kishin bërë që të dështonin dy rezoluta për Sirinë në Këshillin e Sigurimit. Së fundi me miratimin e së ashtuquajturës deklaratë presidenciale, këto dy vende kishin pranuar të hiqnin dorë nga mbështetja e pakufizuar deri tani ndaj pushtetmbajtësit sirian.



Autor: dpa/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica