1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbështetje për perspektivën euroatlantike - Clinton në Ballkan

AG/Kelmendi/Lindita Arapi29 Tetor 2012

Gjatë vizitës së Sekretares Amerikane të shtetit, Hillary Clintonit në Beograd e Prishtinë pritet që të kërkohet tejkalimi i së kaluarës të hidhur dhe fillimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

https://p.dw.com/p/16Ygv
Hillary Clinton
Hillary ClintonFotografi: Reuters

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton nis turin e saj në Ballkan, gjatë të cilit do të ndalet edhe në Serbi, Kosovë si edhe në Tiranë. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Clinton “do t'i kërkojë Serbisë dhe Kosovës që t'i tejkalojnë dallimet e hidhura dhe të integrohen plotësisht në BE dhe në NATO”.

Clinton, që këtë të hënë së pari do të zhvillojë bisedime në Algjeri mbi krizën politike në Mali, do të bashkohet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton në Ballkan, ku të dyjat pritet të nxisin më shumë këtë pjesë të rajonit për një integrim më të madh në BE. Pas vizitës në Beograd, të dyja diplomatet e larta do të qëndrojnë në Prishtinë për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marëdhënieve mes tyre. Vizitat e një niveli të tillë kaq të lartë vijnë menjëherë pas takimit të 19 tetorit në Bruksel të zhvilluar me kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.

Diplomatja e lartë do të vizitojë edhe Bosnjen, shtet ky që ende duhet të aplikojë për anëtarësim në BE. Clinton e ka vizituar për herë të fundit Bosnjen dhe Serbinë, në vitin 2010.