1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me erë këmbësh kundër mushkonjave

Mu Cui14 Gusht 2016

Mushkonjat nuk janë vetëm të bezdisshme. Çdo vit në botë vdesin mbi një milion vetë nga sëmundje që transmetohen prej tyre. Tani shkencëtarët kanë gjetur një mjet të ri kundër tyre.

https://p.dw.com/p/1JhzE
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Arguedas

Prej mijëvjeçarësh njerëzit zhvillojnë një luftë të mundimshme kundër mushkonjave - me dorë, me rrjeta kundër insketeve apo me vrarëse insektesh, me kremëra dhe ilaçe kundër mushkonjave apo madje edhe me pesticide helmuese.

Tani në luftë kundër mushkonjave studiuesit kanë një ide e re: mjekë, biologë dhe kimistë të Universitetit Wageningen në Holandë dhe të Institutit zviceran dhe për Sëmundje Tropikale dhe Shëndetin Publik në Bazel kanë testuar me kolegët e tyre të Qendrës për Fiziologjinë e Insekteve dhe Ekologjinë në Kenia një kurth të pazakonshëm kundër mushkonjave. Ky kurth imiton pothuajse në mënyrë të përkryer erën e trupit të njeriut. Dhe me sa duket pikërisht është kjo erë e cila i tërheq aq shumë mushkonjat.

Stechmücke Zika Virus Labor in Singapur
Fotografi: Reuters/E. Su

Studiuesit e kanë publikuar përfundimet e tyre në numrin e fundit i revistës shkencore "The Lancet".

Grupi studimor rreth profesorit Willem Takken ka zhvilluar një studim trevjeçar dhe nga i cili rezultoi se prej përdorimit të kurthit me erën e njeriut numri i mushkonjave që shkaktojnë ethe dhe malarie në ishullin kenian Rusinga ka rënë me 70%.

Era e këmbëve kundër mushkonjave

Dr. Renke Lühken, studiues pranë Institutit për Sëmundjet Tropikale "Bernhard Nocht" në Hamburg thotë në bisedë me Deutsche Welle-n se mushkonjat kanë nevojë për gjak që të riprodhohen dhe prandaj pickojnë njerëzit. "Ideja për t'i luftuar ato me erën e trupit të njeriut nuk është e re. Në Afrikë njerëzit përdorin prej kohësh çorape të përdorura që lëshojnë erën e trupit të njeriut për të ndjellë mushkonjat."

Stechmücke Anopheles
Fotografi: picture alliance/Mary Evans Picture Library

Kurthi i ri i ngjan një kapuçi. Ai përmban një përzjerje që imiton erën e trupit të njeriut. Sapo mushkonjat e ndjejnë këtë erë dhe afrohen, ato thithen në "kapuç" prej një ventilatori.

Shkencëtarët që kanë shpikur këtë pajisje, theksojnë se kjo është një "metodë e qëndrueshme dhe e favorshme për mjedisin për t'i luftuar mushkonjat pa përdorur insekticide." Willem Takken mendon se në ndryshim me kimikatet helmuese, në rastin e kurthit me erë njeriu, nuk ka gjasa që mushkonjat me kalimin e kohës të bëhen "rezistente" ndaj këtij kurthi, sepse atyre u nevojitet aftësia për të gjetur "viktima njerëzore" për të thithur gjakun që u duhet për t'u riprodhuar.

Një mjet efikas kundër malaries

Malaria është shkaku kryesor i vdekjes në kontinentin afrikan. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) çdo vit nga malaria vdesin rreth një milion njerëz - gjë që do të thotëgati dy vdekje për minutë. 90% e pacientëve me malarie jetojnë aktualisht në Afrikë. "Mposhtja e malaries, pa përdorur pesticide, është ëndrra ime", thotë shpikësi i kapuçit me erë njeriu Willem Takken. Ai shpreson se përmes këtij aparati do të reduktohet jo vetëm numri i mushkonjave por edhe konsumi i pesticideve.

Denguefieber Swat
Fotografi: Adnan Gran

Po ashtu rryma që përdoret për ventilatorin e kapuçit në ishullin Rusinga prodhohet me panelë diellorë, sepse banorët e këtij ishulli nuk janë ende të lidhur me rrjetin qëndror të energjisë.