1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mendimet e dëgjuesve

4 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CX6S
"Mendimi im është se kjo është një fitore e Kosovës dhe jo vetëm e partive politike, që kanë garuar dhe kanë fituar shumicën e votave. E tëra duhet të analizohet nga dy këndë vështrime, nga aspekti ekstern dhe nga ai intern. Në aspektin ekstern zgjedhjet kishin qasje pozitive në mbarëvajtje dhe mesazhin e lëshuar, se në Kosovë mbretëron fryma demokratike dhe arsyetimi i pjekurisë së popullit për zgjidhje sa ma të shpejtë të statusit. Nga aspekti intern është treguar një tolerancë e nivelit të lakmuar, si në fushatën parazgjedhore, ashtu edhe gjatë proçesit të zgjedhjeve," shkruan dëgjuesi ynë Agim Vatovci.