1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wulff Porträt

28 Qershor 2010

Christian Wulff do të jetë presidenti i ri i Gjermanisë.

https://p.dw.com/p/NhR3
Christian WulffFotografi: picture alliance / dpa

Një politikan i lindur me mendje të kthjellët dhe i drejtë, i cili preferon më shumë tonet e qeta. „Unë dua të jem kryeministër i të gjithëve në Saksoninë e Ulët, dua që shumë gjëra t' i bëj më mirë, nëse ato duhen përmirësuar urgjentisht. Unë dua të jem një kryeministër i mirë.“

Me këto fjalë në fillim të vitit 2003 e nisi Christian Wulff mandatin e parë si kryeministë ri Saksonisë së Ulët. Për këtë post ai kishte pritur gjatë. Dy herë pati dështuar ai në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të landit kundrejt rivalit Gerhard Schröder, i cili më vonë u bë kancelar.

Christian Wulff lindi në vitin 1959 në Osnabryk, ku u rrit në rrethana jo fort komode. Prindërit e tij u divorcuan shpejt, nëna e tij u sëmur rëndë dhe ndërroi jetë, në një kohë që djali i saj ishte adoleshent. Wulff-it iu desh të marrë përgjegjësinë për familjen, ndaj më vonë ai do të thoshte - kjo më ka karakterizuar duke më bërë ndoshta më serioz se njerëzit e tjerë. „Mua më ka ecur pak ters. Ka njerëz, që shkëlqejnë në media, tërheqin vëmendjen dhe janë të afrueshëm. Unë për veten time kam ndiesinë, që kudo që jam hyj në kontakt me njerëzit, kuptohem me ta, por që ndonjëherë në media dukem shumë i fortë, shumë serioz, i rezervuar e ndoshta ndonjëherë edhe i distancuar. “

Fillimet e karrierës politike - Ambicie për politikën federale dhe parketin ndërkombëtar

Christian Wulff Angela Merkel Guido Westerwelle CDU FDP Bundespräsident
Kancelarja Angela Merkel (CDU) , kryetari i liberalëve ( FDP) Guido Westerwelle dhe Christian WulffFotografi: picture alliance/dpa

Wulff-i ka rënë shpejt në kontakt me politikën. Qysh në kohën e shkollës ai ka qenë kryetar i unionit federal të shkollave. Më vonë ai ishte anëtar i Këshillit të Qytetit si përfaqësues i kristiandemokratëve në vendlindjen e tij Osnabryk. Atje ai studioi në fakultetin juridik dhe më pas u bë avokat në një zyrë avokatie.

Politkanëve të landit Wulff shumë shpejt i tërhoqi vëmendjen si i zellshëm dhe profesionist. Tipare këto, që kancelarja Merkel i vlerëson: „Christian Wulff nuk është nga ata, që mbrëmjeve qëndrojnë deri vonë me miqtë në lokalin e preferuar, sepse ai gjithmonë bën përgatitjet për ditën e nesërme.“

I përgatitur mirë, i drejtë dhe me mendje të kthjellët - kështu e përshkruajnë shokët e partisë dhe miqtë 50 vjeçarin Wulff. Të tjerë e cilësojnë atë si të ngurtë dhe jo interesant. Ai i zhvillon bisedimet me qetësi, por është këmbëngulës. Sigurisht edhe kjo një arësye përse Saksonia e Ulët kryesoi së fundi në luftën disa vjeçare për pushtet mes Porsche-s dhe Folksvagenit (VW).

Prej vitesh thuhet, që Wulff ka ambicie për t' u ngjitur në politikën federale. Por ai vazhdimisht ka thënë, se do të qëndrojnë në landin e tij - së fundi këtë ai e deklaroi pas dorëheqjes së Roland Koch, kryeministrit kristiandemokrat të landit të Hesenit.

„Unë jam mjaft i motivuar dhe kam kënaqësinë që jam kryeministër. Unë dua të mbetem i tillë për një kohë të gjatë. Ky është pozicioini, që kam unë në punën time politike, në të ardhmen time politike. “

Pavarësisht lidhjes me vendlindjen e tij Wulff-i preferon të jetë i pranishëm në parketin ndërkombëtar. Si kryeministër ai shpesh herë udhëton drejt Kinës. Vjeshtën e kaluar ai shkoi edhe në SHBA. Atje ai, që në përgjithësi është një politikan perfekt, tregoi dobësi - i duhet ende të punojë me anglishten.

Autor: Hilke Janssen / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi