1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dëshiron një bashkëpunim më të fortë ushtarak me Francën

dpa/Angelina Verbica19 Shkurt 2014

Kancelarja gjermane Angela Merkel do ta mbështesë Francën në operacionet ushtarake jashtë vendit. Para konsultimeve të përbashkëta ajo deklaroi se dëshiron ta bëjë Evropën më të pavarur në komunikimin e të dhënave.

https://p.dw.com/p/1BBOP
Fotografi: BERTRAND LANGLOIS/AFP/Getty Images

"Mundësitë janë edhe për më shumë të përbashkëta". Kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel lidhur me bashkëpunimin me Francën. Në samitin gjermano-francez këtë të mërkurën në Paris ajo do të flasë me presidentin socialist François Hollande për projekte të reja të përbashkëta, tha Merkel në podcast videon e saj javore. Fjala është për projektet e mbrojtjes, por edhe për misionet jashtë shteti, si në Afrikë. Si shembuj ajo përmendi Malin dhe Republikën Qëndrore Afrikane.

Në shtetin afrikan të Malit Bundeswehr-i merr pjesë që nga vera në misionin e BE EUTM dhe në misionin e OKB-së MINUSMA, për përgatitjen e ushtarëve, si dhe në mbështetjen e operacioneve. Franca në janar 2013 vendosi që të mbështesë trupat në Mali në luftë kundër njësive islamiste në veri të vendit. Ndërkohë është duke u përgatitur zgjerimi i misionit të Bundeswehr-it në Mali. Pjesëmarrja në misionin e BE në Republikën qëndrore Afrikane po diskutohet. CDU (Unioni Kristiandemokrat) dhe SPD (Partia Socialdemokrate) duan gjithashtu ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen në një mision të BE për trajnimin e ushtarëve somalezë në Mogadishu.

Më shumë pavarësi në shkëmbimin e të dhënave

Për Afrikën Qendrore Merkel tha se ajo së bashku me Hollande është angazhuar, që misioni atje të vendoset nën ombrellën e BE-së. Evropianët duan të mbështesin përpjekjet franko-afrikane për të ndalur gjakderdhjen ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve. Gjermania mund të vinte në dispozicion një avion ambulancë.

Mali Bundeswehr in Koulikoro Trainingsübung
Forcat e Bundeswehr-it në Mali/KaulikoroFotografi: DW/S. Blanchard

Rreth temës të mbrojtjes të të dhënave politikanja e CDU tha se dëshiron të diskutojë me Hollande për një pavarësi më të madhe të Evropës nga SHBA në qarkullimin e të dhënave, si të e-maileve. Koncernet si Google dhe Facebook vendosën aty, ku mbrojtja e të dhënave është e pakët. Këtë Evropa nuk mund ta miratojë për një kohë të gjatë. Në bisedime do të synohet të sqarohet arritja e jë niveli të lartë të mbrojtjes të të dhënave në BE.

E-mailet të mos kalojnë përmes Atlantikut

Megjithatë negociatat për një mbrojtje unike të të dhënave në Evropë “nuk janë aq të thjeshta", sepse disa vende kanë një mbrojtje më të dobët të të dhënave se Gjermania. Kancelarja gjermane theksoi se nuk dëshiron që standardi i lartë gjerman të dobësohet. Merkel foli për rrjete evropiane të komunikimit, në mënyrë që njeriut të mos i duhet "të mos kalojë përtej Atlantikut me e-mail-in e tij dhe të tjera.”

Marrëdhënia e saj personale me Hollande, thotë Merkel, është e mirë dhe zhvillohet gjithnjë e më tej. Kancelarja shkon këtë të mërkurë në Paris së bashku me disa ministra. Temat kryesore të këshillit të ministrave janë klima, energjia, politika e jashtme, siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi në fushat financiare, ekonomike dhe sociale, si dhe në politikën e brendshme dhe në gjyqësi. Në fund është parashikuar të mbahet një konferencë shtypi me presidentin e Francës Francois Hollande.