1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Bush për një zgjidhje diplomatike për konfliktin atomik me Iranin

11 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CADD
Merkel dhe BushFotografi: AP

Në përfundim të konsultimeve të tyre në Teksas, presidenti amerikan Xhorxh Bush(George Bush) dhe kancelarja, Angela Merkel,kanë dhënë një sinjal paralajmërues ndaj Iranit.

Të dy udhëheqësit ranë dakort mbi nevojën për një zgjidhje diplomatike rreth çështjes bërthamore të Iranit. Por ndaj Iranit duhet të konsiderohen sanksione të tjera, nëse raportet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike vazhdojnë të jenë të pakënaqshme, theksoi Merkel.

Megjithëse te dy udhëheqësit u pajtuan kryesisht për çështje të tjera, Merkel tha se ata kishin mendime të ndryshme rreth çështjes së ndryshimit të klimës. Ajo tha se beson që konferenca që do të zhvillohet së shpejti në Bali mbi këtë çështje do të dalë me sukses.

Prej më shumë se dy vjetësh presidenti i SHBA George W. Bush ka pritur kryetarë shtetesh në fermën e tij në Crawford të Teksasit. Në shtëpi, pati thënë presidenti, ftohen vetëm miqtë. Presidenti amerikan e priti Merkelin me një automjet të bardhë në pistën e helikopterit. Atmosfera ishte e shpenguar - Bushi kishte veshur xhinse dhe një këmishë me mëngë të shkurtra, Merkeli pantallona kafe të errëta me xhaketë kafe të hapur dhe Joachim Sauer-i, i shoqi, nuk kishte veshur kravatë dhe xhaketë. Bushi e përshëndeti kancelaren: 'Kur fton dikë në shtëpi në Teksas me këtë shpreh përzemërsi dhe respekt dhe këtë qëndrim kam kundrejt kancelares Merkel. Mirësevini zonja kancelare, gëzohem për bisedime konstruktive, për mundësinë për shplodhje dhe që do të kalojmë kohë bashkë.'

Edhe kancelarja Merkel ishte e përzemërt: 'Dua t'iu falënderoj përzemërsisht për ftesën. Që në pamje të parë duket atmosfera e mrekullueshme në të cilën do të flasim për problemet dhe temat e rëndësishme.'