1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel do të përmirësojë ombrellën për shpëtimin e euros

24 Mars 2011

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka prezantuar para parlamentit gjerman paketën e re për shpëtimin e euros.

https://p.dw.com/p/10glj
Angela Merkel në takimin e 17 kryetarëve të qeverive të vendeve të zonës së eurosFotografi: picture-alliance/dpa

"Ky është një hap, për të mos përsëritur gabimet si në krizën ekonomike dhe financiare," tha Merkel në një deklaratë qeveritare. Elemtentët kyçe të paketës shërbejnë për të sjellë më shumë stabilitet, forcimin e aftësisë konkurruese dhe ekuilibër mes përgjegjësisë individuale dhe solidaritetit.

168 miliardë euro edhe 22 miliardë

Atje Merkel synon të bëjë përmirësime në ombrellën e shpëtimit për shtetet e eurozonës të zhytura në borxhe. Nën qeverisjen e saj nuk do të ketë kolekivizim të borxheve në Evropë. Këtë të enjte kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE do të diskutojnë në Bruksel për mbrojtjen e përhershme të euros.

Sipas planeve Gjermania do të paguajë përveç 168 miliardë eruo edhe 22 miliardë euro kesh për ombrellën e re të shpëtimit. Merkel do të këmbëngulë të caktojë këtu një datë të mëvonshme pagese.

Symbolbild fallender Euro NO FLASH
Fotografi: picture-alliance/dpa[M]

Kritikë nga Luksemburgu

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn kritikoi dëshirat e gjermanëve për të bërë ndryshime. Qeveria gjermane nuk duhet të mendojë tani për zgjedhjet, tha Asselborn në gazetën "Rheinische Post", që del në Düsseldorf. Kancelarja që në negociatat në javët e fundit ka vepruar "shumë nga lart poshtë", tha ai.

Autor: DW/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama