Evropa

Merkel kёrkon njё agjendё tё qartё nga BE-ja

Nё prag tё samitit tё BE-sё nё fillim te shkurtit nё Valeta, kancelarja Merkel takohet me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. Nё kёtё kuadёr ajo kёrkon njё mbrojtje mё tё mirё tё kufijve tё jashtёm tё BE-sё.

Luxemburg Besuch Angela Merkel (picture-alliance/dpa/H. Tittel)

Kancelarja e Gjermanisё Angela Merkel do sigurimin mё tё mirё tё kufijve tё jashtёm tё BE-sё, pёr tё arritur "tek njё shpёrndarje mё e drejtё" e refugjatёve brenda Europёs. BE-ja ka nevojё tani pёr njё agjendё tё qartё, piketat pёr kёtё duhet tё vendosen nё samitin e ardhshёm nё fillim tё shkurtit nё Valeta, tha ajo nё Luksemburg pas njё takimi me kryeministrin luksemburgas, Xavier Bettel.

SIgurimi mё i fortё i kufijve tё jashtёm ёshtё i rёndёsishёm edhe pёr luftimin e terrorizmit, tha Merkel mё tej. Nё kёtё drejtim kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive duhet tё insistojnё, qё tё realizohet shpejt njё regjistёr pёr hyrje-daljet nё zonёn Shengen dhe qё tё realizohet shkёmbimi ndёrkufitar i tё dhёnave midis autoriteteve tё sigurisё. Ky sistem duhet tё funksionojё nё mёnyrё tё tillё, qё "ata, tё cilёt duan tё shkatёrrojnё mёnyrёn tonё tё jetesёs, vёrtetё tё ndёshkohen dhe tё mund tё largohen nga hapёsira jonё".

Arratia e atentatorit tё tregut tё Krishtlindjeve nё Berlin pёrmes disa vendeve tё BE-sё ka treguar qartё nevojёn urgjente pёr tё vepruar, shtoi Merkel. Liria e lёvizjes brenda hapёsirёs Shengen ёshtё nё rrezik. "Kjo do tё thotё, qё ne duhet tё mёsojmё t'i mbrojmё kufijtё tanё, nё mёnyrё qё tё mos veprojnё sipas kokёs sё tyre kontrabandistёt, por qё mes shteteve tё ketё marrёveshje pёr kontrolle tё arsyeshme kufitare."

Merkel tha, se edhe Gjermania pёr shumё vite nuk ka qenё e gatshme, qё tё marrё pjesё nё njё sistem tё ndarjes sё drejtё tё refugjatёve. Kur Spanja dhe Italia kishin probleme tё mёdha me refugjatёt, "edhe tek ne mbiztёronte mendimi, se: 'epo ne ndodhemi nё mes, tek ne nuk vjen mё askush'." Merkel shtoi: "Ndaj ne duhet tё kemi durim tani." Ky ёshtё projekti i parё europian, "pёr tё cilin duhet punuar mё gjatё se sa njё vit e gjysmё". Bettel tha: "Nёse vende tё tjera bёjnё fjalё pёr njё fleksibilizim tё solidaritetit, atёherё kjo ёshtё edhe pёr ne problematike.."

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو