1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel mbërrin në Gjermani pas vizitës së saj të suksesshme në Indi

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0Dz

Pas vizitës të saj të parë në Indi kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbërriti mbrëmë në Gjermani. Gjatë udhëtimit të saj katër ditor India dhe Gjermania ranë dakord për krijimin e një partneriteti të ngushtë në mbrojtjen e klimës si dhe në shumë çështje ndërkombëtare dhe shkencore. Në përfundim të vizitës së saj në Indi kancelarja gjermane, i bëri thirrje Indisë, vend në zhvillim të hovshëm ekonomik, që të luftojë në mënyrë të vendosur varfërinë. "India është një vend me shanse, por edhe me hendeqe të mëdha", tha kancelarja në metropolin ekonomik Bombej. Merkel u shoqërua në këtë vizitë nga rreth 30 përfaqësues të ekonomisë gjermane.