1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: mbledhje krize

Kay-Alexander Scholz14 Nëntor 2015

Me solidaritet dhe ndjenja ngushëllimi ka reguar politika gjermane ndaj terrorit. Forcave franceze të rendit iu ofrua ndihmë e gjithanshme. Hapa të mëtejshëm do të konsultohen gjatë ditës.

https://p.dw.com/p/1H5lg
Angela Merkel zu den Terroranschlägen in Frankreich
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Nëse Gjermania do të reagojë me masat e veta të sigurisë ndaj natës së terrorit në Paris, kjo ende nuk është e qartë. Kancelarja Angela Merkel megjithatë deklaroi të shtunën (14.11) në mëngjes gjatë një prononcimi në kancelari, se "gjatë ditës ajo do të takohet me ministrat përgjegjës", për t'u "konsultuar mbi gjendjen në Francë dhe mbi çështjet që lidhen me këtë". Me gjasë takimi do të nisë pasdite. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière e ka anulluar një takim në Lajpcig, siç mësohet. Edhe ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier, ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel do të marrin pjesë në takimin e krizës.

"Ne vajtojmë bashkë me ju"

Merkel, mjaft e prekur në dukje, u shpreh për një ndër "netët më të tmerrshme", që ka përjetuar Europa. Njerëzit në Paris "duhet të kenë përjetuar tmerrin e dhunës, terrorit dhe frikës". Shprehjen e saj të ngushëllimit ajo e lidhi me fajlë të qarta, se do t'i shpallë luftë terrorit. Gjermanët ndihen aq pranë miqve francezë, viktimave, njerëzve që janë në zi dhe familjeve të tyre sa që "ne vajtojmë bashkë me ju", tha Merkel. "Sulmi ndaj lirisë na ka të gjithëve ne në shënjestër, na prek ne të gjithëve dhe prandaj ne të gjithë së bashku do të japim një përgjigje", nënvizoi Merkel. Gjermania do t'i japë çdolloj ndihme francezëve, frocave të rendit në përndjekjen e vrasësve.

Por edhe si qytetarë ne do të japim një përgjigje. "Jeta e lirë është më e fortë se çfarëdolloj terrori", theksoi Merkel. "Ne do t'i jetojmë të vetëdijshëm vlerat tona në Europë, sot më shumë se kurrë."

Nach Attentaten von Paris Blumen
Pas atentateve në Paris vendosen lule para Ambasadës Franceze në BerlinFotografi: Reuters/H. Hanschke

Steinmeier: "Ferri i terrorit"

Qysh natën përmes një deklarate shtypi Merkel shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin. Ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier - gjithasahtu me shkrim - i quajti sulmet si një "ferr i terrorit". "Përmasat e mizorisë" së sulmeve e tejkalojnë forcën e imagjjinatës së njeriut, thekson më tej Steinmeier. Ai vuri në dukje, se në bisedimet për Sirinë të shtunën (14.11) në Vjenë do të takohet me homologun francez Laurent Fabius dhe do t'i sigrojë atij "solidarizimin me dhimbjen të popullit dhe qeverisë gjermane". Mbi viktima të mundshme gjermane ndër të vrarët në Francë ende nuk bëhet fjalë.

Presidenti gjerman Joachim Gauck në fjalën e tij thekson, se gjermanët ndjejnë në këto çaste bashkë me francezët. Europa përjetoi një natë tmerri, por terrori nuk duhet të fitojë. Ne do të luftojmë me të gjithë forcën për të mbrojtur atë që i kanë dhuruar Europës vëllezërit tanë francezë: "Liberté, Ehalité, Fraternité", nënvizoi presidenti Gacuk.

Frankreich Terror in Paris Reaktionen Deutschland Polizei vor französischer Botschaft Berlin
Policia gjermane përforocn masat e sigurisë në objektet e institucioneve franceze në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa/L. Schulze

Dy kishat e mëdha në Gjermani ajo katolike dhe evangjeliste në një deklaratë të përbashkët shprehin indinjatën e thellë. "Ne jemi të tronditur thellë për valën e mbushur me urrejtje në Paris", deklarojnë kryetari i Këshillit të Kishës Evangjeliste, Heinrich Bedford-Strohm, dhe kryetari i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë, Kardinali Reinhard Marx. Sulmet në Paris janë "një sulm ndaj të gjithë njerëzve në Europë".

Ndërkohë sulmet nuk kanë influencuar në qarkullimin e udhëtarëve

Policia e Berlinit i ka rritur masat e sigurisë gjatë natës pranë objekteve të institucioneve franceze. Ambasada franceze në sheshin e Parisit në Berlin është bllokuar. Flamujt janë vendosur në gjysmë shtizë. Berlinezët dhe turistët kanë vendosur buqetat e para me lule para ambasadës në shenjë solidarizimi.

Pasoja ndaj qarkullimit të trenave nga dhe për në Francë nuk ka, tha një zëdhëns i Shoqërisë Federale të Hekurudhave. E njëjta gjë vlen me sa duket edhe për qarkullimin ajror.