1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Ushtarët gjermanë nuk do të vendosen në jug të Afganistanit

4 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0qd

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përfocuar edhe një herë pas kthimit nga vizita e saj në Afganistan se ushtarët gjermanë nuk do të dërgohen në jugun e trazuar të vendit. "Nëse është e nevojshme, do të marrin pjesë në aksionet në jug të vendit me patnerët e aleancës", theksoi Merkel. Në vizitën e saj të papritur në Afganistan kancelarja gjermane është informuar mbi situatën e sigurisë dhe rindërtimin në vend. Merkel gjatë takimit me ta presidentin afgan Hamid Karzai, e siguroi atë për angazhimin më të fortë të Gjermanisë në stërvitjen e forcave të policisë afgane.