1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Viti 2008 do të jetë kyç për koalicionin

Shuka, Anila15 Janar 2008

Kancelarja gjermane Angela Merkel dha të martën (15.01) një konfernencë shtypi për korrespondentët gjermanë dhe të huaj në Berlin. Për gati dy orë ajo iu përgjigj pyetjeve për sfidat që ka përpara qeveria.

https://p.dw.com/p/Cq3Z
Kancelarja Angela Merkel, 15.01.2008 në konferencën e shtypit në BerlinFotografi: AP

Konferenca e shtypit filloi me një sinjal mbështetës ndaj kryeministrit të Hesenit, Roland Koh, për idenë e shprehur së fundi, për ashpërsimin e ligjit penal për të rinjtë që kryejnë akte dhune: "Nëpër fushata elektorale mund të flitet vetëm për ato tema që i interesojnë elektoratit. Tema tabu nuk ka," tha kryetarja e Unionit Kristiandemokrat, Angela Merkel. "Në Gjermani ka tepër kriminalitet, sidomos tek të rinjtë", argumentoi kancelarja. Ajo e pranoi se në këtë pikë ka mospërputhje mendimesh mes partisë së vet dhe asaj bashkëqeverisëse. Debati për kriminalitetin e të rinjve pat filluar pak para Krishtlindjeve, kur dy të rinj me prejardhje të huaj kishin rrahur një pensionist në stacionin e trenit në Mynih.

Angela Merkel und Roland Koch bei einer Wahlkampfveranstalltung in Wetzlar Hessen
Kanzlarja Angela Merkel dhe kryeministri i Hesenit Roland Koch në miting elektoral më13 janar 2008 në VeclarFotografi: AP


"Viti 2008 do të jetë kyç për koalicionin"


Një temë të cilën e hapi vetë kancelarja ishte zhvillimi ekonomik i Gjermanisë. "Në fillim të vitit 2008 Gjermania është më mirë se në vitin 2005. Papunësia ka rënë dhe numri i të punësuarve është shtuar. Rritja ekonomike e Gjermanisë është mbi 2,5 përqind, shtoi ajo duke konkluduar se një buxhet i balancuar flet për një zhvillim të mirë.


Njëkohësisht ajo tërhoqi vëmendjen, se kjo gjendje mund të ndryshojë: Rrijta e çmimi të energjisë dhe të mjeteve ushqimore si dhe kriza bankare mund t'i zbehë paksa shpresat për të ardhmen. Ajo premtoi se koalicioni do të punojë që ky zhvillim pozitiv të mos ndalet. Buxheti i shtetit duhet të konsolidohet, pagat dytësore të ulen, dhe të nxiten investimet në shkencë dhe arsim. Viti 2008 është një vit kyç për koalicionin, konkludoi kancelarja.


Serbia e ka të ardhmen në BE


Në çështjen e Kosovës Evropa duhet të bjerë dakord për itinerarin që do të ndjekë. Dhe ky duhet të jetë i njëtrajtshëm, kërkoi Merkel. Njëkohësisht ajo theksoi perspektivën evropiane të Serbisë dhe premtoi se do të angazhohet me të gjitha forcat për ta realizuar atë. Gjithsesi, parakusht është konstatimi i bashkëpunimit të plotë me Gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Kancelarja gjermane doli kështu për herë të shtatë para gazetarëve të kryeqytetit në periudhën e saj dyvjeçare në detyrë.