1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e BE-së nuk bien dakord për lehtësimin e tregtisë me Serbinë

Shuka, Anila22 Korrik 2008

Komisoni i BE-së i pat propozuar ministrave të jashtëm, që të implementojnë marrëveshjen e interimit me Serbinë. Por ky vendim u shty për më vonë.

https://p.dw.com/p/Ehn2

"Ne demonstruam se Serbia e merr seriozisht detyrimin e saj ndaj Gjykatës së Hagës", tha ministri serb, Vuk Jeremiç, një ditë mbas arrestimit të Karaxhiçit, gjatë një konference shtypi me komisionerin e zgjerimit Oli Ren, të martën në Bruksel. Ky i fundit tha se "arrestimi i Radovan Karazhiçit është një moment historik për drejtësinë ndërkombëtare dhe për viktimat që kanë pritur kaq gjatë dhe është shumë i rëndësishëm për procesin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor".

Më parë komisioneri u pat propozuar shefave të diplomacive të 27 vendeve antare, të mbledhur po atë ditë në në takimin e radhës, që ky hap të shpërblehet me fillimin e implementimit të marrëveshjes së interimit, që BE-ja ia pat ofruar Seribisë qysh në fillim të këtij viti. Në të parashikohet lehtësimi i kushteve të tregtisë mes Serbisë dhe BE-së dhe liberalizimi i vizave.

Por ministrat, megjithëse e përshëndetën kapjen e Karazhiçit, nuk arritën të bien dakord kaq shpejt për një hap të tillë. "Nuk mund të mjaftohemi vetëm me arrestimin e njërit," tha kryetari i radhës së BE-së, ministri i jashtëm francez Bernard Kushner, megjithëse nënvizoi se ky është një hap pozitiv. Se a quhet ky bashkëpunim i plotë me Hagën, kjo do të shqyrtohet edhe një herë në nivel ekspertësh.

Por sipas të gjitha gjasave marrëveshja e intereimit pritet të hyjë në fuqi në samitin e shtatorit në Avinjon të Francës. Serbia kështu do të hynte në grupin e atyre vendeve, që do t'i mund t'u ofrohej menjëherë anëtarësimi në BE.