1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i jashtëm i Shqipërisë viziton Serbinë

12 Mars 2010

Meta: Vizita erë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve

https://p.dw.com/p/MQvN
Pamje nga BeogradiFotografi: Petar Labrador

Ministri i jashtëm i Shqipërisë po qëndron në Serbi. Ditën e enjte ai u takua me homologun e tij Vuk Jeremiç, me Presidentin serb Boris Tadiç dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë serbe. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë cilësuar nga të dy ministrat shumë të rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit. Të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp theksuan se në mes të dy vendeve ka qëndrime krejtësisht të kundërta sa i përket Kosovës, por megjithatë ka shumë hapësirë për bashkëpunim në fusha të tjera. Jeremiç tha se për çështjen e Kosovës ekziston një hendek i madh mes dy vendeve dhe kanë po ashtu qëndrime të ndryshme.

Shefi i diplomacisë shqiptare Ilir Meta nënvizoi se qeveritë në Beograd dhe në Tiranë kanë rolin kryesor në stabilizimin e rajonit dhe shtoi se vizita e tij në Serbi paraqet një erë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ministri i jashtëm Meta sapo ka mbërritur në Preshevë.

Përmbledhje agjencish