1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mjerimi i refugjatëve në brigjet e Italisë është një problem gjithëevropian

AUD28 Korrik 2008

Gazetat gjermane të së hënës ndalen ndër të tjera në krizën e refugjatë, në brigjet e Italisë. Qeveria italiane shpalli së fundi gjendje të jashtëzakonshme në shumë zona të vendit.

https://p.dw.com/p/Ekrs
Refugjatë ilegalë në Lampedusa të Italisë
Refugjatë ilegalë në Lampedusa të ItalisëFotografi: picture-alliance/dpa

DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN kujton:

"Prej vitesh përsëriten pamjet tronditëse të njerëzve të rraskapitur në varka, që ndalojnë në brigjet e Italisë së Jugut ose të Spanjës. Pas kësaj torture në det, nis shpesh historia e mundimeve të tyre në Evropë. Pa leje qëndrimi ose status azili, shumicën e herëve është e paracaktuar rruga në ilegalitet dhe kriminalitet. Vërtet që mund ta diskutosh stilin me potere të rregullimit të punëve nga Cavaliere Berluskoni. Por pranimi me duar lidhur i gjendjes aktuale në vend dhe kërkimi vetëm i një ndihme të largët nga BE, nuk do të ishte alternativë".

Ndërsa BERLINER MORGENPOST vëren:

"Mjerimi i refugjatëve në brigjet e Italisë është një problem gjithëevropian, me të cilin Italia nuk duhet lënë vetëm. Ai që kërkohet urgjentisht është një aksion i koordinuar i shteteve fqinje me Mesdheun për ta kufizuar në mënyrë të civilizuar emigrimin ilegal nga Afrika. A nuk u themelua vetëm pak ditë më parë, me bujë të madhe, një "Bashkim për Mesdheun" i bashkësisë evropiane të popujve? Këtu ky bashkim ka një detyrë, sigurisht një detyrë jo të lehtë. Por duhet të ndodhë diçka. Sepse ajo që po ndodh tani në brigjet jugore të Evropës vërtet që nuk të bën ta shohësh me krenari praktikën evropiane të të drejtave të njeriut."