1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Musharrafi heq gjendjen e jashtëzakonshme

Kai Küstner15 Dhjetor 2007

Tri javë e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare (8.01) popullsisë iu kthyen sërish të drejtat bazë. Opozita nuk beson se zgjedhjet do të jenë të lira dhe të drejta

https://p.dw.com/p/Cc96
"Doja ta shpëtoja vendin nga vetëvrasja"Fotografi: AP
I shoqëruar nga tingujt e himnist kombëtar të Pakistanit, presidenti Musharraf, më 3 nëntori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, sigurisht, siç tha ai, në shërbim të interesave të vendit. “Pakistani është pranë destabilizimit. Të mos ndërmarrësh asgjë në këtë çast, do të thotë vetëvrasje për vendin. E unë nuk mund t'ia lejoj këtij vendi të bëjë vetëvrasje. Duhej ta bëja këtë hap, për të vazhduar tranformimin demokratik, të cilin e fillova unë tetë vjet më parë", do të deklaronte Musharraf. Argumenti i tij paralizimi i vendit përmes ndikimit të ekstremistëve islamikë dhe pushtetit të gjyqësorit. Pasi gjykata e lartë ishte duke e anuluar rizgjedhjen e tij si president. Një nga kritikuesit e presidentit që është njëkohësisht politikan në opozitë, Imran Khan shikon këtu edhe shkakun kryesor për këtë masë të marrë nga Musharrafi: “Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai e arriti atë që donte, pra të ndërronte gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe të vinte aty njerzit e tij. Tani që e arriti këtë mendon, se mund t'ia lejojë vetes të vazhdojë si të dojë", thotë Khan. Musharrafi vazhdoi, por me lëshime: Ai shpalli si datë zgjedhjesh 8 janarin dhe ndërkohë e ka hequr uniformën e tij të preferuar ushtarake, që e kishte si lëkurë të dytë. Në publik ai tani del si pushtetar civil. Për rrjedhojë, edhe perëndimi duket se është qetësuar. Kritikat nga jashtë janë rralluar. Opozita në Pakistan nuk është shumë e fortë. Konkurrencë serioze për Musharrafin përbëjnë partitë e ish-kryeministrave, Benazir Butos dhe Navaz Sharifit. Por këta të dy nuk mundën të binin dakord për t'i bojkotuar zgjedhjet së bashku. Benazir Buto dhe Navaz Sharif janë të dy të porsa kthyer nga mërgimi dhe që të dy paralajmërojnë se zgjedhjet mund të manipulohen, por kjo është e vetmja gjë që kanë ata të përbashkët, ata janë konkurrentë.
Në Pakistan do të fillojë tani fushata zgjedhore. Shumica e stacioneve televizive private, që ishin bllokuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, mund të shihen përsëri, edhe linjat telefonike funksionojnë. Presidenti që donte ta shpëtonte vendin nga vetëvrasja ua kthehu të drejtat qytetare njerzve. Por e gjitha është vetëm për të siguruar mbijetesën e tij politike.