1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në përvjetorin e 70-të të fillimit të Luftës II Botërore gjermanët mund të ndihen në njëfarë mënyre të pastër me historinë

1 Shtator 2009

Shtypi gjerman rreth fillimit 70 vjet më parë të Luftës së Dytë Botërore.

https://p.dw.com/p/JMuC
Këmbësoria gjermane duke hyrë në Belgjikë
Pushtimi i Belgjikës gjatë Luftës II BotëroreFotografi: picture-alliance / dpa

Gazeta "Badische Neueste Nachrichten" e komenton kështu këtë përvjetor:

"Si sot 70 vjet më parë nisi Lufta e Dytë Botërore. Jo kudo është diskutuar në këtë kohë kaq pa rezerva historia e atdheut. Rusia e ka ende të vështirë, që të pranojë zyrtarisht disa fakte. Fitoren kundër Hitlerit nuk duhet ta turbullojë asnjë njollë, aq më tepër që kjo fitore krijon identitetin e shtetit sovjetik. Kjo shkon kaq larg, sa heshtet për ndihmat gjigande ushtarake, që Moska mori në vitet e luftës nga SHBA. Deri para pak kohësh Rusia e ka mohuar masakrën e Katynit, në të cilën shërbimi i fshehtë sovjetik vrau 15 mijë oficerë polakë. Prandaj është një gjest i veçantë, që kryeministri i Rusisë, Putin e ka dënuar ndërkohë me qartësi të madhe Paktin Hitler-Stalin."

Gazeta "Märkische Allgemeine" shkruan:

"Sot, kur kujtohet fillimi i Luftës së Dytë Botërore ne gjermanët mund të ndihemi në njëfarë mënyre të pastër me historinë tonë. Sepse mënyra se si populli ynë është përballur me fajin e tij historik dhe përgjegjësinë historike vlerësohet edhe nga fqinjët. Meqenëse armiqtë e dikurshëm janë pajtuar sot me Gjermaninë e paqtë, kjo është dëshmia më e mirë se vendi ynë e ka përvetësuar mësimin e tij historik."

Autor: dpa/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani