1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090411 Libyen Bengasi Revolution

11 Prill 2011

Revolucioni libian, ka për shumë vetë pamjen e luftëtarëve me kallashnikov në krah. Por lëvizja ka edhe një fytyrë politike. Pas 42 vjetësh qytetarët janë më në fund të lirë të thonë çfarë mendojnë.

https://p.dw.com/p/10qyw
Një grua ngre gishtat me simbolin e lirisëFotografi: AP

Ata duan të realizojnë ëndrrën e demokracisë në një vend ku nuk ekzistojnë partitë, ku nuk ekziston parlamenti. Por, atyre u duhet të merren me faktin që Gaddafi është ende në post.

Salla e konferencës në Bengasi është shumë e shëmtuar, e lyer në ngjyrë kaki, me modele të trishtuara në mure. Majtas dhe djathtas podiumit, shihen ende gjurmët që kanë lënë kornizat që kanë qenë varur aty, portretet e Gaddafit.

Një burrë i moshuar merr mikrofonin, kushdo mund të shkruajë emrin në listën e gjatë të njerëzve që duan të flasin, për të formuluar idetë e tyre për demokracinë. Ky është trakimi i parë i "Forumit kulturor- demokratik të Libisë".

Flash-Galerie Libyen Unruhen in Bengasi Flagge
Flamuri në BengasiFotografi: dapd

Kërkesat politike të Forumit përballë luftës në Libi

Ky grupim ka formuluar shtatë objektiva, që do të diskutohen. Ata kërkojnë demokraci parlamentare, kushtetutë kombëtare dhe të përparuar, liri mendimi, liri për gratë si dhe rol aktiv për gratë në shoqëri. Fjala "islam" nuk përmendet. Të pranishmit diskutojnë për arsimin, rroga më të mira për mësuesit, një plan të ri mësimi. Deri sa një luftëtar merr mikrofonin. Ai mban në krahë armën, dhe duket si vëllai më i vogël i Che Guevara: „Tani ne nuk na duhen shkolla dhe universitete, këto vijnë më vonë. Tani na duhen njerëz që të luftojnë. Përditë vdesin njerëz, kush merr fjalën këtu duhet të flasë për realitetin".

Një burrë ngrihet dhe tregon për djemtë e rënë, kurse një grua për nipin që është zhdukur. Në Libi sundon lufta, kjo nuk mund të mohohet.

Revolucion i popullit

Në spitalin e fëmijëve në Bengasi kanë ardhur tre vullnetarë, që përgatisin çantat për luftëtarët në front. Një mjek dhe e shoqja do t`i shpërndajnë ato të nesërmen. Ata shkojnë disa herë në javë deri në linjën e fundit për të trajtuar luftëtarët, për tu kujdesur për ta dhe për t`i inkurajuar, thotë Dr. Farang: „Në çdo çantë ka çorape, të brendshme, sapun, pastë dhëmbësh, deodorant, pluhur larës. Kjo tregon se revolucioni ynë është një revolucion i popullit. Këtu nuk ka administratë qeveritare, ne jemi të gjithë vullnetarë. Dhe këto të gjitha janë dhuruar për revolucionin."

Është menduar edhe për shkumë rroje dhe brisqe, që kur u dëgjuan akuzat se mes revolucionerëve ndodhen edhe luftëtarë të al Kaidas. Doktori ka vendosur të marrë me vete në front edhe berberë, që të mund të rruajnë mjekrat.

Në çanta ndodhen emrat e klubeve të mëdha të futbollit: AC Milano, Juventus Turin, Al-Ahli Kajro. Një nga vajzat që mbush çantat tregon se shoku i san ndodhet në front në Brega: „Kur ndodhet në front nuk lidhem dot me të. Vetëm kur vjen në Axhdabija, funksionon rrjeti mobil i telefonit.

Rebelët përgatiten për luftime
Libysche Rebellen bereiten sich auf Gefecht vorFotografi: AP

Dua të thonë Libinë e çliruat ju libianët

Unë kam shumë respekt për luftëtarët dhe shpresoj që të mos u ndodhë gjë. Ne jemi fejuar në muajin tetor," mërmërit ajo dhe lëshon lotët. Ata, që kanë guximin të bashkohen me revolucionin, janë djem dhe vajza të shkolluara, të cilëve Gaddafi u ka marrë çdo perspektivë të ardhme, dhe që në një moment nuk ishin më të gatshëm të nënshtroheshin. Ata krijuan një grup. Kjo është e re këtu në Bengasi, që gratë dhe burrat që nuk njihen të diskutojnë hapur me njeri tjetrin. Mahmud, një mësues i ri përpiqet të shprehë çfarë mendon: „Natyrisht që edhe ne pamë çfarë ndodhi në Tunizi dhe në Egjipt. Por, ajo që ne përjetojmë është një dashuri e papritur dhe e madhe për vendin tonë. Asnjë i ri libian nuk mbante përpara flamurin duke kënduar himnin kombëtar. Tani ne këndojmë himnin e pavarësisë, me zë të lartë. Ne nuk i pastronim kurrë rrugë, por tani që prej një jave unë dal këtu me nxënësit e mir dhe fshijmë rrugën përditë, këndojmë këngë kombëtare, kjo nuk ka ndodhur kurrë.“

20 vjeçarja Esraa tregon: „Unë kam jetuar jashtë vendit. Kur tregoja atje se vija nga Libia, të gjithë thonin, ah Libia, Gaddafi. Unë dua që njerëzit në të ardhmen të thonë, Libia, është një vend i lirë, të cilin e çliruat ju libianët."

Autor: Esther Saoub/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi