1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në takimin e G7 Rusia e pranishme me gjithë mungesën

Sabine Kinkartz/Pandeli Pani5 Qershor 2014

Për shkak të krizës në Ukrainë grupi G7 mblidhet në Bruksel dhe jo si qe parashikuar në Soçi.

https://p.dw.com/p/1CCIv
Fotografi: Reuters

Zhvillimi i ekonomisë globale, rregullimi i sistemit bankar, mbrojtja e klimës dhe politika energjetike, përpilimi i qëllimeve të reja të zhvillimit, kërkimi i qëndrimeve të përbashkëta për takimin e G20 në fund të vitit në Australi - u deshën pothuajse nëntë minuta deri sa Angela Merkel arriti në deklaratën e saj qeveritare në parlament thelbin. "Nëse i mbajmë parasysh të gjitha këto çështje të takimit të G7, dikush mund të mendojë se ky është një samit krejtësisht normal," tha kancelarja. "Por ky sigurisht nuk është në asnjë mënyrë i tillë."

Për herë të parë prej 16 vjetësh krerët e shtatë vendeve më të industrializuara do të takohen në Bruksel përsëri në formatin G7 dhe jo në formatin G8, d.m.th. pa Rusinë. "Mënyra se si veproi Rusia për aneksimin e Krimesë e bëri këtë hap të paevitueshëm, sepse G8 nuk është vetëm një komunitet ekonomik, por edhe një komunitet që ndan vlera," - me këto fjalë e justifikoi Angela Merkel përjashtimin e Rusisë. "Në këto vlera përfshihet domosdoshmërisht edhe respektimi i rregullave të së drejtës ndërkombëtare."

Rusia duhet të bashkëpunojë

Kancelarja i bëri përsëri thirrje Rusisë për të shtensionuar konfliktin në Ukrainë. Rusia duhet që më në fund të ndikojë në Ukrainën lindore për të frenuar dhunën dhe frikësimin nga separatistët pro rusë Në rast destabilizimit dhe frikësimit në Ukrainë nuk do t'u jepet fund, atëherë Perëndimi nuk do të ngurrojë të vendosë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Angela Merkel dhe Jean-Claude Juncker
Angela Merkel dhe Jean-Claude JunckerFotografi: dapd

Poltika perendimore ndaj Ukrainës do të përfshijë mbështetjen e këtij vendi si dhe dialog me Rusinë për të gjetur një zgjidhje diplomatike. "Rusia duhet të kthehet nga konfrontimi në bashkëpunim." Ndër përpjekjet diplomatike bën pjesë edhe ndërmjetësimi i kontakteve mes presidentit të sapozgjedhur të Ukrainës Petro Poroshenko dhe presidentit rus Vladimir Putin. Kancelarja do të takohet me Poroshenkon pas kthimit të saj nga takimi i G7 të enjten në mbrëmje në Berlin.

Mbështetje për Jean-Claude Juncker

Kancelarja tha në deklaratën e saj se do të angazhohet për zgjedhjen e Jean-Claude Juncker si Presidenti i ardhshëm i Komisionit të BE-së. Ajo nuk ka asnjë nga rezervat që kanë britanikët për Junkerin, tha Merkel. "Por unë mendoj se është vërtetë e papranueshme mënyra e lirëshme që shprehet dikush, se nuk ka rëndësi nëse Britania pajtohet me Juncker-in apo jo, e madhe edhe në qoftë se Britania e Madhe mbetet anëtare e BE-së apo jo. Ndaj kësaj nuk mund të jemi indiferentë dhe kjo nuk është çështje e parëndësishme." - theksoi Merkel. Britania është "sigurisht një partner jo i rehatshëm" dhe ka përfituar shumë nga Evropa. Por dhe Evropa ka përfituar shumë nga Britania e Madhe.

Politikania e të Gjelbërve Katrin Göring-Eckardt tha se kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dobësuar BE-në dhe Parlamentin e BE-së, sepse nuk e mbështeti menjëherë pas zgjedhjeve kandidatin kryesor të partive konservatore, Jean-Claude Juncker, për postin e Presidentit të Komisionit. Edhe tani sipas saj Merkel po bën manovra sa andej-këtej dhe nuk po tregon ende këmbëngulje. e zbatimit.

Katrin Göring-Eckardt
Katrin Göring-EckardtFotografi: Getty Images

Kancelarja Merkel tha se ajo po zhvillon diskutime në frymën evropiane dhe në kërkim të kompromiseve. "Rezultatet e mira në Bruksel që marrin parasysh çdo gjë janë marrë rrallë me nxitim. Për to duhet kohë, ne kemi kohë dhe prandaj unë po e shfrytëzoj atë."