1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO dhe Rusia partnerë me të drejta të barabarta?

Hagedorn, Anke DW Deutsch5 Mars 2008

Të enjten (6.3.) në Bruksel takohen ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s. Në qendër të vëmendjes janë marrëdhëniet me Moskën, kryesisht zgjerimi i aleancës në Lindje, ndaj të cilit Rusia ka rezerva.

https://p.dw.com/p/DJA3
Ministrat e jashtëm të NATO-s dhe BE-sëFotografi: Picture-Alliance /dpa
"Eshtë e pamundur ta nënvleftësosh rëndësinë e mbledhjes së parë të këshillit të NATOs-s dhe të Rusisë: 20 vendet janë oartnerë me të drejta të barabarta dhe janë mbledhur për një qëllim të përbashkët: i cili është ta bëjnë botën më të sigurtë. Me këtë pas një gjysmë shekulli bie perdja e ndarjes, që karakterizohej prej armiqësisë, frikës dhe mosbesimit. Kjo tregon, që armiqtë e djeshëm, sot janë bërë miq." Me këtë deklaratë plot krenari Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Lord Robertson hapi më 28 maj 2002 raundin e parë të këshillit të NATO-s dhe të Rusisë në Romë.
Në vitin 1997, pak pas zgjerimit të parë të NATO-s drejt Lindjes, dy ish-kundërshtarët, aleanca mbrojtës eperëndimore dhe Rusia nënshkruan një dokument mbi parimet e bashkëpunimit. krijimi i një këshilli të përhershëm të NATO-s dhe Rusisë duhej t´i jepte fund njëherë e përgjithmonë epokës së luftës së ftohtë. Mbledhjet e përmujashme mejgithatë nisnë të vështirësohen pë rshkak të rendit të kufizuar të ditës dhe ritualit të komplikuar të kryesimit të përbahskët.
Në fillim të 2002 ish-kryeministri britanik Tony Blair hodhi idenë e "këshillit të 20" vendeve, që kishte për synim ta ulte Rusinë si antare të barabartë në tryezën e bisedimeve të aleancës. Prej kësaj ideje u krijua në maj të 2002 këshilli i NATO-s dhe i Rusisë. Një hap i rëndësishëm ky për marrëdhëniet Lindje-Perëndim edhe në sfondin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Presidenti Xhorxh Bush atëherë pat deklaruar: "Ne i japim dorën një Rusie të re, që angazhohet për lirinë në vendin e vet dhe që sot bashkë me ne lufton armikun e përbashkët. Ne shpresojmë për paqe dhe miqësi."
Megjithatë këshilli i NATO-s dhe Rusis ëi themeluar në Romë nuk presupozon parimisht Rusinë si të barabartë. Çështje të brendëshme të aleancës si p.sh. rasti i marrjes së vendimit për solidarizim brenda aleancës është një e drejtë vetëm e 26 antarëve. Rusia nuk ka as të drejtën e vetos për të bllokuar vendimet.
Raportet mes NATO-s dhe Rusisë jo gjithmonë kanë qenë në harmoni. Një shembull është edhe diskutimi mbi planet e SHBA për disslokimin e sistemeve të rakeatve mbrojtëse në territorin e Çekisë dhe të Polonisë, gjë që presidenti rus Vladimir Putin e ka kundershtuar me tone të ashpra.
Nëse me zgjedhjen e presidentit të ri të Rusisë Dimitrij Medvjedev do të ketë ndryshime thelbësor etë politikës së jashtme ruse, për këtë vëzghuesit kanë dyhsime. Tek e fundit shefi i ri i Kremlinit është një krijesë e parardhësit të tij Vladimir Putin. Ky i fundit me postin e kryeministrit ka siguruar përsëri për vete një pozicion pushteti në Kremlin. Edhe ministrat e NATO-s që do të konsultohen të enjten në Bruksel do të analizojnë kursin që mund të ndjekë Moska në të ardhmen. Në të kaluarën ka pasur vazhdimisht mosmarrëveshje mes aleancës mbrojtëse të Atlantikut të Veriut dhe Rusisë. Si rjedhojë në takimin e ministrave të jashtëm do të jetë në qendër të vëmendjes raporti mes NATO-s dhe Moskës.