1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO unike për Kosovën, e përçarë për Afganistanin

Bernd Riegert8 Shkurt 2008

Në konferencën e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Vilna në qendër të vëmendjes ndarja e detyrave në misionin e Afganistanit. Ministri i SHBA, Gates, insistoi për përforcime.

https://p.dw.com/p/D48C
Takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s, BrukselFotografi: AP
Komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali i SHBA Xhon Kredok (John Craddock), llogarit se trupës ndërkombëtare në Afganistan i mungojnë 7.500 ushtarë. Këto trupa janë të nevojshme për të përmbushur si duhet misionin e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes, ISAF. Ndërkohë ISAF-i ka 43.000 ushtarë. Përforcime në trupa dhe helikopterë duhen kryesisht në Jug dhe në Lindje të Afganistanit, ku zhvillohen luftime.
Afghanistan ISAF Soldaten aus Kanada im Provinz Kandahar
Ushtarë të ISAF-it në KandaharFotografi: AP

Ministri kanadez i mbrojtjes, Mekkei (Peter McKay) kërkoi 1.000 ushtarë nga ndonjëri prej vendeve antare të NATO-s, në rast të kundërt Kanadaja do të tërheqë kontigjentin e vet nga Kandahari të përbërë nga 1.800 ushtarë: “Le të jemi të hapur: Kanadaja kërkon një partner në Jug, për të kryer punët e nevojshme në rajonin e Kandaharit si dhe për të garantuar sigurinë, për të mbrojtur rindërtimin dhe për të siguruar sektorin, që ne e konsiderojmë si rrugën e furnizimit të talibanëve nga Pakistani.” Gejts: Ndarje e barabartë e barrës
Ministri amerikan i mbrojtjes Robert Gates qysh përpara mbërritjes në Vilna u bëri thirrje aleatëve për një ndarje të drejtë të barrës në NATO, nëse nuk bëhet kjo, atëherë rezikon përçarja: “Në shqetësohemi, që aleanca po shpërbëhet në dy klasa. Në një klasë, që është e gatshme të luftojë dhe të japë jetën për sigurinë e njerëzve dhe një klasë tjetër që nuk është e gatshme ta bëjë këtë.”

Presion Gjermanisë

Edhe Gjermanisë i kërkohet të shtojë trupat dhe ta zgjerojë mandatin për të vepruar edhe në Jugun e trazuar të Afganistanit. Ministri i mbrojtjes Franz Josef Jung e hedh poshtë kërkesën për angazhimin e trupave gjermane në Jug, sepse një gjë e tillë nuk mund të miratohet në koalicionin e gjerë qeverisës mes kristiandemokratëve dhe socialdmeokratëve.

Ministrat e mbrojtjes në Vilna u konsultuan edhe për mundësinë se nga mund të vijnë trupat e nevojshme. Ministri gjerman i mbrojtjes, Jung propozoi një zgjidhje: “Disa vende si Franca, Polonia por edhe Rumania e disa të tjerë kanë sinjalizuar, se duan të përforcojnë trupat. Ndaj mendoj, se mungesa e NATO-s mund të kompensohet prej këtyre trupave." Por lidhur me këtë çështje do të vendoset në samitin e NATO-s në Prill.
Wachwechsel
Ushtarë të KFOR-it në Veri të MitrovicësFotografi: AP

Kosova në takimin e NATO-s Ministrat ishin të një mendimi sa i përket vazhdimit të misionit të NATO-s në Kosovë, pavarësisht nëse Kosova do të shpallë pavarësinë. NATO-ja kujdeset qysh nga viti 1999 për rendin dhe qetësinë në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer: "Mandati i KFOR-it ka qenë gjithmonë të krijojë një Kosovë të sigurtë, për të mbrojtur si popullsinë shumicë ashtu edhe pakicat. Ky mandat as nuk ka ndryshuar nën rezolutën 1244 të OKB-së dhe as aftësia e KFOR-it për ta përmbushur këtë mandat nuk ka ndryshuar. ” Aktuliashit NATO ka të dislokuar në Kosovë rreth 15.000 ushtarë, të cilët mund të ndërhynë në rast të trazirave eventuale pas shpalljes së pavarësisë. NATO do të mbrojë si 1,8 milionë shqiptarët e Kosovës ashtu edhe 100.000 serbët.