1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërroi jetë Arbën Xhaferi

Bahri Cani16 Gusht 2012

Pas një sëmundje të rëndë, të mërkurën ndërroi jetë filozofi, politikani dhe publicisti shqiptar Arbën Xhaferi. Figura e tij është vlerësuar lartë nga intelektualët dhe politikanët e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës.

https://p.dw.com/p/15qXw
Bildbeschreibung: Arben Dzaferi, Expräsident der politische Partei DPA in Mazedonien, 10.06.2012, Foto gemacht: Petr Stojanovski (Arben Dzaferi, DPA,Mazedonien)
Fotografi: Petr Stojanovski

Mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe një prej figurave më të njohura të Maqedonisë, u mbajt të enjten (16 gusht 2012) në Tetovë ku u fol për rolin dhe gjurmët që kanë lënë pas vete Arbën Xhaferi. Të njëjtën ditë bëhet edhe varrimi i tij.

Xhaferi u shtrua në klinikën e Shkupit të mërkurën e javës që shkoi pas një hemoragjie cerebrale (gjakderdhje në tru), që pësoi në banesën e tij në Tetovë. Shtatë ditët e fundit ai ishte në gjendje kome. Ndërsa të mërkurën mjekët e humbën luftën për jetën e Arbën Xhaferit. Ish-Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, i është diagnostifikuar në fund të viteve 90-të edhe sëmundja e parkinsonit.

Reagimet në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë

PDSH, e udhëhequr tani nga Manduh Thaçi, ka vlerësuar lartë rolin e Xhaferit. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrime, Ali Ahmeti theksoi se "largimi nga kjo jetë i Arbën Xhaferit është një humbje për politikën dhe mendimin intelektual shqiptar, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë".

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani shkruan në telegramin e tij: “Arbën Xhaferi vuri në dispozicion idealet e tij për t'i shërbyer popullit, lirive njerëzore, demokracisë, bashkëjetesës, paqes dhe stabilitetit dhe gjithë arsenalin e tij shpirtëror dhe intelektual. Si një politikan vizionar, ai përdori me mjeshtri dialogun dhe diplomacinë edhe në momentet kur paqja dukej më e pashpresë se kurrë. Me ikjen e tij, Arbën Xhaferi do të na mungojë të gjithëve, por ai lë pas një shembull dhe eksperiencë që do ta bëjnë të jetë gjithmonë i pranishëm mes nesh.”

DUI-Parteiführung hat eine Besprechung in Mala Recica (Mazedonien), Mai 2012; Copyright: DW/S. Toevski
Mbledhje e Partisë Demokratike ShqiptareFotografi: DW/S. Toevski

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh me ngushëllime familjes së të ndjerit, Arbën Xhaferi dhe kreut të PDSH, Menduh Thaçi. Berisha e ka quajtur Xhaferin "avokat të shqiptarëve të Maqedonisë". Vdekjen e Xhaferit si "një humbje të madhe për botën shqiptare", e ka cilësuar edhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Me fjalë të zgjedhura Xhaferin e ka përshkruar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni”, shkruan Jahjaga në telegramin e saj dërguar familjes Xhaferi.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër ngushëllimi për familjen, ka shkruar se "me vdekjen e Arbën Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndritura të qytetërimit shqiptar". "Vdekja e hershme e Arbën Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për familjen, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të", shkruan kryeministri i Kosovës.
Si një humbje të madhe vdekjen e Xhaferit e kanë cilësuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovoës, “Vetëvendosja”, Aleanca Kuq e Zi dhe shumë subjekte të tjera politike.

Biografi e shkurtër e Arbën Xhaferit

Xhaferi ka lindur në Tetovë më 24 janar 1948. Ai ka studiuar Filozofinë në Beograd. Gjatë viteve tetëdhjetë ka punuar në Radiotelevizionin e Prishtinës, ku ka drejtuar sektorin e kulturës. Më pas, ai i është kthyer vendlindjes së tij, Tetovës, ku menjëherë pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, ka themeluar Partinë Demokratike Shqiptare. Në krye të kësaj partie ishte deri më 2007, kur është tërhequr nga politika aktive.

Milosevska-Fidanoska Elizabeta (4697, Mazedonische Redaktion, Elizabeta.Milosevska@dw-world.de) Bildbeschreibung: Mazed.Ministerpräsident Nikola Gruevski bei missgelungenem Treffen der Parteileader in Skopje // Uebertragung der Rechte dieses Bildes an DW-Online MIA Photo Service Dear Sir or Madam, Macedonian Information Agency - MIA for the needs of DW On-Line is granting the MIA Photo Service free of charge. MIA also give You the right to use the photos for Your needs and purposes. Best regards, Macedonian Information Agency
Gruevski dhe Xhaferi në ShkupFotografi: DW

Xhaferi ishte një ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Kjo Marrëveshje i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni. Xhaferi ishte pjesë e Qeverisë së Maqedonisë gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kur qindra mijëra shqiptarë nga Kosova ishin dëbuar në këtë vend. Pavarësisht sëmundjes së rëndë, Arbën Xhaferi ishte i përkushtuar ndaj publicistikëa, ku ka trajtuar sidomos temat që kanë të bëjnë me raportet e shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre në Ballkan.