1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260311 Atomkraft D Demonstrationen

27 Mars 2011

Rreth 250 mijë vetë protestuan në qytetet e mëdha të Gjermanisë, Berlin, Këln, Hamburg dhe Mynih kundër energjisë atomike. Pas katastrofës në Japoni ata kërkojnë largimin e menjëhershëm nga energjita atomike.

https://p.dw.com/p/10iA3
Kundër energjisë atomikeFotografi: AP

Në demostratat masive kundër energjisë atomike në Gjermani të zhvilluara ditën e shtunë (26.03.2011) morën pjesë sipas të dhënave të organizatorëve në katër qytetet në Berlin, Hamburg, Këln dhe Mynih rreth 250 mijë vetë. Policia e vlerësoi numrin e pjesëmarrëse më të ulët. Organizatorët folën për protestën më të madhe kundër energjisë atomike të zhvilluar në Gjermani.

Demostratat që u thirrën nën moton "Fukushima paralajmëron për rreziqet: Mbyllni gjithë centralet atomike!"u organizuan nga shoqatat ambientaliste, sindikatat dhe organizatat kishtare. Me një minutë heshtje pjesëmarrësit kujtuan viktimat e tërmetit dhe të cunamit në Japoni.

Flash-Galerie Anti-ATOM Protesten in Deutschland
Demostrata kundër përdorimit të energjisë atomikeFotografi: dapd

Kryetari i sindikatave DGB Michael Sommer tha para masës së njerëzve në Berlin duke iu drejtuar lobiistëve të energjisë atomike: "Ekziston mundësia e lidhjes së industrisë dhe energjive të rinovueshme, dhe atëherë kjo do të jetë e mundur dhe ne do të bindim shumicën politike. Nëse jo, atëherë do të vazhdojmë të luftojmë. Sepse ajo që ndodh këtu, mos largim nga energjia atomike, është çmenduri e vërtetë."

Në demostratat kundër energjisë atomike në Berlin morën pjesë edhe kryetarët e fraksionit në parlament të partisë ekologjike E gjelbërta, Renate Künast dhe Jürgen Trittin. Të gjelbërit përfitojnë politikisht në atmosferën kritike ndaj energjisë atomike në Gjermani.

Në kuadër të protestës në Berlin, Trittin kritikoi politikën pro energjisë atomike të qeverisë federale: "Ne demostrojmë sot kundër një vendimi të gabuar historik. Ky vendim i gabuar historik u morr vjeshtën e kaluar, kur u shtua afati i mbajtjes në punë të reaktorëve të vjetër", tha politikani ekologjist.

Ngjashëm foli edhe kryetari i fraksionit të Partisë Socialdemokrate, Frank-Walter Steinmeier: "Është qeveria federale që duhet të bëjë kthimin 180 grad nga politika energjetike. Kjo do të ketë pasoja tek rezultati i zgjedhjeve, prandaj le të shohim çfarë do të ndodhë në fundjavë."

NO FLASH Demonstration gegen Atomkraft Deutschland Hamburg
ProtestuesFotografi: dapd

Politika energjetike është temë e fushatës së zgjedhjeve që po zhvillohet në Gjermani. Ditën e dielë (27.3) në dy lande gjermane mbahen zgjedhjet vendore. Vëzhgues të zgjedhjeve presin që krahas landit Rajnland- Pfalc edhe në landin e Baden-Vyrtembergut, të ketë ndikim në zgjedhje katastrofa e reaktorëve atomikë. Landi i Baden-Vyrtembergut është shumë i lidhur më energjinë atomike. Këtu ndodhen dy centrale atomike në Philipsburg dhe në Neckarwestheim, të cilat mbahen në punë nga koncerni energjetik EnBë (Energie Baden-ëürttemberg AG). Ky land i mbulon më shumë se 50 përqind të nevojave për energji nga energjia atomike. Centrali Neckarwestheim 1 dhe Philipsburg 1 do të largohen nga puna për shkak të pezullimin nga qeveria federale të zgjatjes së kohës së mbajtjes në punë të centraleve atomike.

Autor: Zoran Arbutina/ Aida Cama

Redaktoi: Bahri Cani