1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndarja të zbut

DW7 Prill 2008

Takimi i fundit mes Putinit dhe Bushit komentohet edhe nga shtypi gjerman i së hënës

https://p.dw.com/p/Dd31
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Tagesspiegel" nga Berlini ndriçon sfondin e marrëdhënieve amerikano-ruse me rastin e takimit të fundit të dy presidentëve, Bush dhe Putin:

"Nuk është shenjë e zbutjes nga pleqëria. 55 vjeçari Putin dhe 61 vjeçari Bush janë të dy ende të rinj. Por është ndarja ajo që të bën të zbutesh. Bushi dhe Putini nuk duan që fundi i epokës së tyre të lidhet me rifillimin e Luftës së Ftohtë... Po kaq butë pat filluar lidhja e tyre në vitin 2001 në samitin e Sllovenisë. Asokohe Bushi dhe Putini e panë thellë në sy njëri-tjetrin, vëzhguan thellësinë e shpirtit të secilit dhe zbuluan një njeri të besueshëm tek njëri-tjetri. Ndërmjet fillimit testues dhe fundit të pafuqishëm, atëherë kur ata e ndjenin veten në kulmin e pushtetit, që të dy nuk ishin të vullnetshëm për modifikime largpamëse."

"Bayerischer Rundschau" i komenton si më poshtë marrëdhëniet amerikano-ruse:

"Putini mishëron vetëdijen e re të Rusisë si fuqi lëndësh të para, që e përdor pa skrupuj pasurinë e saj të re si mjet presioni në politikën e jashtme. Pesha gjeopolitike nuk bazohet më në numrin e raketave atomike dhe aeroplanmbajtëseve. Ishte pikërisht superfuqia ushtarake SHBA-ja, ajo që iu desh të shihte në Irak, se sa e dobët mund të duket edhe vetë ushtria më e fortë e botës. Edhe në këtë drejtim Bushi të lë përshtypjen e një pule të ngordhur. Putini ia tregoi tërthorazi presidentit amerikan se si mund të tregohen muskujt edhe pak para përfundimit të detyrës."

Një temë tjetër që vazhdon të preokupojë shtypin gjerman është ajo aferës së policëve gjermanë në Libi. E përditshmja "Stuttgarter Zeitung" shkruan:

"Ende nuk dimë saktësisht se për çfarë po flasim, prandaj edhe çështja duhet sqaruar sa më shpejt. Por ajo çka dimë që tani është sensacionale, madje skandaloze. Alternativat e deritanishme janë: Ose një firmë private sigurimi, që me sa duket ka kontakte me policinë, ushtrinë dhe pikat diplomatike, ka trajnuar për hir të përfitimit ekonomik forcat e sigurisë libiane, ose qeveria gjermane e ka mbyllur një sy, ose ka ndërmjetësuar lidhjen."