1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nderi i humbur i Nadja Drygalla

Felix Steiner8 Gusht 2012

Sikur në këto Lojëra Olimpike të garohej edhe për korrektësi politike, Gjermania do të kishte marrë medaljen e artë, mendon Felix Steiner.

https://p.dw.com/p/15lG8
Felix Steiner
Felix SteinerFotografi: DW

Liria e mendimit është një nga themelet më të patundshme të demokracisë. Së bashku me të edhe toleranca. Toleranca, për të respektuar edhe mendime të tilla, që nuk janë të tuat, apo të shumicës. Nga kjo tolerancë buron liria. Liria, për të cilën shoqëritë perëndimore, edhe ajo gjermane, janë aq krenare.

Kufizimet e kësaj lirie duhet të jenë të argumentuara mirë. Në Gjermani ekziston një kufizim i tillë: parimi i "demokracisë rezistente". Ky parim ndalon tolerancën ndaj të gjithë atyre, që duan të luftojnë dhe të eliminojnë rendin e lirë shoqëror në Gjermani, një mësim historik nga mënyra e ardhjes në pushtet në nacionalsocialistëve në vitin 1933 në Gjermani. Për këtë arsye për shembull radikalët, qoftë nga e djathta, apo nga e majta, nuk lejohen të bëhen nëpunës në Gjermani. Dhe mirë që është kështu.

Po çfarë ka të bëjë kjo me Lojërat Olimpike në Londër? Për "skandalin nazist në ekipin olimpik gjerman" shkruan që nga e premtja e kaluar gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani. Funksionarë shoqatash dhe politikanë me bindje të ndryshme marrin fjalën të indinjuar, flasin për "gabime", kërkojnë sqarime, "llogari" dhe diskutojnë, se kur dhe kush është dashur të njoftojë kë. E përse e gjitha kjo? Sepse një sportiste 23 vjeçare ka një shok, që nuk është si duhet.T

Kolektivizimi i fajit është e pavend

"Kolektivizim i fajit" thuhet, kur dikush dënohet për gabimet dhe krimet e kryera nga pjesëtarët e familjes dhe shokët. Një karakteristikë e shteteve autoritare. A i nevojitet kjo Gjermanisë, për të dëshmuar në vitin 2012, se sa shumë është shkëputur nga kaluara?

Nadja Drygalla në bazë të asaj, që dimë deri tani, nuk ka bërë asgjë, që vlen për t'u quajtur skandal. Ajo nuk është anëtare e ndonjë partie ekstremiste, nuk ka qenë në asnjë demonstratë të radikalëve të djathtë, nuk ka sharë asnjë sportist të huaj, dhe nuk ka shkelur as rregullat sportive. Por jeton me një burrë, që qarkullon në qarqet radikale të djathta dhe ka kandiduar para një viti për NPD në parlamentin e landit të Mecklenburg-Vorpommern.

Për këtë nuk duhet të kesh mirëkuptim dhe kjo nuk e bën aspak tërheqëse gruan e re. Po përndryshe? Edhe sikur shoku i saj të mos i ketë prerë lidhjet me qarqet e djathta, siç pretendojnë të dy, a duhet të largohet ajo për këtë arsye nga fshati olimpik? Eshtë e drejta e saj, për të jetuar me kë do. Madje do të ishte e drejta e saj, për të zgjedhur NPD, përderisa kjo parti nuk është e ndaluar dhe pranohet në zgjedhje në Gjermani.

T'ia mohosh këto të drejta një anëtari të skuadrës gjermane në lojërat olimpike, është fatale dhe rrjedhojë e political correctness, që po përhapet në Gjermani. Por shenjë e lirisë, për të cilën gjermanët janë aq krenarë, nuk është.

Pranimi në Bundeswehr është një çështje tjetër

Mirënjohje dhe respekt i takon ministrit gjerman të Mbrojtjes, i cili bëri të hënën thirrje për të respektuar jetën private të sportistëve. Në rastin Drygalla janë tejkaluar kufinjtë në mënyrë të palejueshme. Nëse Nadja Drygalla do të pranohet në vjeshtë në Bundeswehr si ushtare sportive, mund ta vendosë pavarësisht prej kësaj, punëdhënësi më i lartë i saj, Thomas de Maizière. Duke respektuar rregullat e demokracisë rezistente, që vlejnë në mënyrë të veçantë edhe për ushtarët e Bundeswehrit. Dhe më së miri të shkëputura nga emocionet e ditëve të fundit.