1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndeshje miqësore

17 Nëntor 2010

Kombëtarja gjermane e futbollit ndeshet sot në Gëteborg të Suedisë me ekipin kombëtar suedez.

https://p.dw.com/p/QB8Z
Katër lojtarë të rinj në njëmbëdhjetëshen gjermaneFotografi: picture-alliance/dpa/DW-Montage

Është kjo ndeshja e fundit në vitin e Botërorit. Ndeshjen miqësore me kombëtaren suedeze traineri i ekipit gjerman Joachim Lëw dëshiron ta shfrytëzojë për të testuar talente të reja në ekip, për ndeshjet e Evropianit 2012. Katër lojtarë të rinj në njëmbëdhjetëshen gjermane shpresojnë të luajnë në miqësoren me Suedinë në stadiumin Ullevi: Mario Gëtze dhe Marcel Schmelzer nga ekipi i Dortmundit, si dhe Lewis Holtby dhe Andre Schürrle nga ekipi i Maincit.

Bastian Schweinsteiger do të drejtojë ekipin në cilësinë e kapitenit. Lëw tha se shpreson në një mbyllje të mirë të vitit. Nga gjithsej 16 ndeshje ndërkombëtare ekipi gjerman ka fituar 12. Një herë është shënuar barazim dhe ka pasur tri disfata.

Autor: dpa/xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica