1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090509 Bundesliga

10 Maj 2009

Lufta për kampionatin gjerman mbetet krejt e hapur. Kryesuesi Volfsburgu humbi në Shtutgart 4:1 dhe udhëheq ende tabelën, përpara Bajernit të Mynihut vetëm në sajë të golavarazhit më të mirë.

https://p.dw.com/p/Hn4r
Timo Gebhart i Shtutgartit dhe Edin Dzeko i Volfsburgut.
Në fazën e fundit të Bundesligës, ekipi futbollistik i Volfsburgut tregoi se nuk ka më nerva. Volfsburgasit humbën me Shtutgartin 1:4.Fotografi: picture-alliance/ dpa


Në fazën e fundit të Bundesligës, ekipi futbollistik i Volfsburgut tregoi se nuk ka më nerva. Volfsburgasit humbën me Shtutgartin 1:4. Sulmuesi Mario Gomez u tregua sërish në formë të shkëlqyer duke i goditur katër herë shvabet e Shtutgartit. Në listën e golashënuesve më të mirë, ai ndodhet në pozicion po aq të mirë sa ekipi Grafite i Volfsburgut, me 23 gola. Ekipi i trainerit Felix Magath renditet me 60 pikë në tabelë, vetëm me dy gola më shumë, para ekipit të Bajernit.

Trajneri i Volksburgut, Felix Magath
Pas ndeshjes trajneri i Volksburgut, Felix Magath thotë se kishte pritur që loja të kishte tjetër rezultat.Fotografi: AP

Megjithatë trajneri nuk e prish gjakun:„Natyrisht që ne prisnim që kjo lojë e rëndësishme të ishte luajtur ndryshe. Por ja që kjo nuk ndodhi. Ne e filluam lojën keq, dhe ekipi i Shtutgartit nuk është ndonjë ekip çfarëdo, por ekipi i dytë më i mirë në lojërat kthyese, kështu që ndeshja edhe mund të humbet."

Jupp Heynckes, trajneri provizor i Bajernit mendon se ekipi i tij ka shumë më tepër potencial.
Jupp Heynckes, trajneri provizor i Bajernit mendon se ekipi i tij ka shumë më tepër potencial.Fotografi: AP


Markus Babbel, nga ana e tij nuk duket t'i ketë vënë syrin titullit kampion, të paktën jo zyrtarisht. Trajneri i Shtutgartit duket se vazhdon të synojë stadiumet ndërkombëtare: „Nëse sheh shanset, që ne nuk mund t'i shfrytëzonim, atëherë unë mendoj se fitorja ishte e merituar. E rëndësishme është që të luajmë mirë të mërkurën, në mënyrë që në fund të sezonit të mos na e kalojë askush."

Markus Babbel, trajner i Shtutgartit.
Markus Babbel, trajner i Shtutgartit duket se vazhdon të synojë stadiumet ndërkombëtare.Fotografi: AP

Bajerni i Mynihut fitoi ndaj Kotbusit 3:1, megjithatë druhet tani më shumë se kurrë nëse do të ketë mundësi të ruajë titullin. Bavarezët i bënë kështu dhuratën e duhur për 64 vjetorin e ditëlindjes, trajnerit provizor Jupp Heynckes. Ky flet i sigurt: „Po të shohësh gjendjen e tabelës, mund të thuash se ndeshja e sotme ishte shumë e rëndësishme. Unë mendoj se publiku sot pa një Bajern të sigurt në vetvete dhe unë mendoj se ekipi ka shumë më tepër potencial.“

Me 59 pikë, Herta BSC është rreshtuar e treta në tabelë, pas duos kryesuese të Volfsburgut dhe Mynihut. Berlinezët festuan fitoren në fushën e vet me rezultatin 2:0 me Bohumin, duke vazhduar me këmbëngulje luftën për të marrë për herë të parë që prej 78 vitesh, titullin kampion.

Luca Toni, i Mynihut dhe Jose Ernesto Sosa.
Bajerni i Mynihut fitoi ndaj Kotbusit 3:1, megjithatë druhet tani më shumë se kurrë nëse do të ketë mundësi të ruajë titullin.Fotografi: AP

Me 58 pikë, ekipi i Shtutgartit që ndodhet në vendin e katërt, vazhdon ende të jetë kandidat i mundshëm për titullin. Tre ditë para përfundimit të sezonit, gara për titullin kampion është duke u zhvilluar me dramacitet të lartë, në një luftë katërshe.

Autor: Calle Kops / Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani