Ndryshimi i klimës mbledh në Valencia ekspertët e Kombeve të Bashkuara
13 Nëntor 2007Reklamë
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për klimën janë takuar në Valencia të Spanjës për të përpiluar raportin e katërt përfundimtar për këtë vit, mbi ndryshimet klimaterike. Paneli ndërqeveritar për ndryshimet e klimës, një ndër bashkëfituesit e çmimit Nobel për paqe për vitin 2007, ka fajësuar aktivitetin e njeriut për ndryshimet klimaterike. Raporti i fundit synon të dëshmojë, se Toka po ngrohet shumë shpejt dhe pasojat për miliarda njerëz janë katastrofike.
Raporti do të rekomandojë edhe një numër masash që të mos lejohet ngritja e temperaturave në Tokë në nivele shkatërruese.