1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120411 EU-Außenminister Luxemburg

12 Prill 2011

Ministrat e jashtëm të BE-së takohen këtë të martë në Luksemburg për t'u konstultuar rreth një misioni të mundshëm ushtarak në Libi. Një kërkesë përkatëse zyrtare nga OKB nuk është paraqitur ende.

https://p.dw.com/p/10rq2
E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtmeFotografi: AP

Kombet e Bashkuara nuk kanë paraqitur ende një kërkesë zyrtare. Por ministrat e jashtëm të BE-së konsultohen këtë të martë (12.4.) në Luksemburg rreth një misioni të mundshëm ushtarak në Libi. BE synon të të japë ndihmë humanitare duke angazhuar trupa ushtarake të tij, për të mbështetur për shembull evakuimin e refugjatëve në zonat e përfshira nga luftimet. Edhe qeveria gjermane është shprehur për një angazhim të mundshëm të ushtrisë gjermane, megjithëse refuzoi pjesëmarrjen në mbiqkyrjen e zonës së ndalimfluturimit mbi Libi.

Belgien EU Libyen Deutschland Außenminister Guido Westerwelle
Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle, thotë se Gjermania nuk do të marrë pjesë me ushtri në konfliktFotografi: dapd

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle, deklaroi: "Ne nuk do të marrim pjesë me ushtrinë tonë në këtë konflikt, në luftën në Libi, por kur është fjala për të lehtësuar pasojat e kësaj lufte për njerëzit atje, pra për ndihmën mjekësore apo ndihmën për refugjatët, ne nuk do t'i shmangemi përgjegjësisë."

Ministrat e Jashtëm pritet të ashpërsojnë këtë të martë edhe sanksionet ndaj regjimit të Gaddafit. Ata do të vendosin ngrirjen e llogarive bankare në Evropë të 20 kompanive nga Libia. Pushtetarët libianë duket se kanë depozituar shuma miliardëshe në këto llogari, të cilat e kanë burimin në bizneset me naftën. Me bllokimin e parave BE dhe SHBA synojnë të shtyjnë besnikët e Gaddafit të largohen nga pushtetmbajtësi libian.

NATO Libyen Kampfflieger Dossierbild 2
Ministrat e jashtëm të BE-së konsultohen për misionin ushtarak në LibiFotografi: AP

Këtë të martë në Luksemburg pritet edhe një delegacion i opozitës libiane. Sipas diplomatëve evropianë do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm jozyrtar Mahmud XhibriI. Pritet që ai të kërkojë ndihmë në luftën e rebelëve kundër rregjimit të Gaddafit. Nga ana protokollare do të bëhet fjalë për një takim informal, pasi Këshilli Kalimtar në Libi, nuk njihet si qeveri legjitime e Libisë nga i gjithë Bashkimi Evropian.

Autor: Leon Stebe/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama