1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga klub debati në faktor pushteti - Parlamenti Evropian feston sot 50 vjetorin

Bernd Riegert 19 Mars 2008

Parlamenti evropian është një institucion që ka fituar influencë të konsiderueshme me kalimin e viteve. Megjithatë, parlamenti evropian nuk duhet të flejë mbi dafina megjithë suksesin e arritur.

https://p.dw.com/p/DR6f
Parlamenti evropian, StrasburgFotografi: EU

Historia e Parlamamentit Evropian nisi para 50 vjetësh si një klub debati i parlamentarëve të dërguar. Sot me 785 anëtarët e tij të zgjedhur direkt, ky institucion është parlamenti më i madh demokratik në botë. Të drejtat për të ushtruar influencë janë shtuar me kalimin e viteve. Në rast se marrëveshja e reformuar e Lisbonës hyn në fuqi në vitin 2009, atëherë parlamenti evropian fiton influencë vendimmarrjeje në fusha të rëndësishme të politikës si në atë agrare.

Sigurisht që është e rëndësishme që të 500 milionë qytetarët e Bashkimit Evropian përfaqësohen në një parlament të zgjedhur direkt nga ata vetë, por duhet patur parasysh se Parlamenti Evropian është si të thuash aneksi procedurës së ligjvënies. Muzika luhet në dhomën kryesore, në këshillin ministerial, ku janë të përfaqësuar të 27 shtetet anëtare të BE-së. Pa këtë këshill nuk ndërmerret asgjë.

Përveç kësaj të drejtën eksluzive për propozimin e ligjeve të reja e ka vetëm Komisioni Evropian, pra maja e administratës politike të Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian vetëm mund të miratojë atë çfarë i vihet përpara. Mjaft parlamentarë duan ta ndryshojnë këtë, të tjera paralajmërojnë që një gjë e tillë do ta prishte ekuilibrin e forcave të dy institucioneve të mëdha evropiane.

Megjithatë po të hedhësh sytë pas në historinë 50 vjeçare të integrimit evropian, është arritje e madhe që shtete sovrane dorëzojnë kompetencat në një parlamenti mbikombëtar.

Një pjesë e madhe e legjislacionit të shteteve anëtare sot lidhet me rregullat bazë evropiane të ardhura nga Brukseli. Një ngajrje unikale në histori.

Ankimet se në Parlamentin Evropian rri ulur garda e dytë e politikanëve të pasuksesshëm në vendin e tyre, mund të ketë vlejtur për të shkuarën. Vitet e fundit madje është shtuar numri i atyre që lënë Brukselin, të kthehen për të bërë karrierë politike në vendin e tyre. Rritjen e rëndësisë së institucionit mund ta vësh re edhe në rritjen e numrit të lobiistëve që zenë vend në ndërtesat kolosale të parlamentit. Kush do të harxhonte para për lobiistë, po qe se deputetët nuk do të kishin influencë?

Nga ana tjetër interesi i zgjedhësve për Parlamentin Evropian është për t'u çuditur mjaft i ulët. Ku qëndron arsyeja për këtë? Nga njëra anë parlamentarët nga Brukseli nuk janë shumë të njohur dhe të pranishëm si deputetët nga parlamentet komëbtare, nga ana tjetër në Parlamentin Evropian nuk ka shumë drama dhe konflikte.

Parlamentarët evropianë nuk janë qeveri. Nuk ka fraksione qveritare dhe opozitare. Sipas mazhorancanve në alternim, gjithmonë votohet për çështje të caktuara.

Vitet e ardhshme Parlamenti Evropian ka dy detyre: Të vendosë transparencën e honorareve të deputetëve dhe të qartësojë pagesën e punonjësve. Skandale për honorare në stratosferë të punonjësve si aktualisht dëmtojnë imazhin e parlamentit. Nga ana tjetër edhe cirku lëvizës duhet të marrë fund, pasi vetëm një javë në muaj i zhvillon punimet parlamenti në Strasburg, pjesën tjetër në Bruksel. Një shpenzim i kotë i parave të taksapaguesve.