1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ngarkesë e dyfishtë pör Seehoferin?

Peter Hille24 Tetor 2008

Kongresi i CSU-së (Unioni Kristian Social) e zgjedh Seehoferin kryetar dhe parlamenti bavarez kryeministër

https://p.dw.com/p/FgLq
CSU dhe FDP koalicion qeveritar në Bavari; Horst Seehofer dhe Sabine Leutheusser-SchnarrenbergerFotografi: AP


Ishte katastrofale. Vetëm 43,4 përqind të votave fitoi CSU (unioni kristian-social) në zgjedhjet e parlamentit të landit të Bavarisë në fund të shtatorit. Duke humbur gati 17 përqind në këtë mënyrë edhe shumicën absolute në Bavari, ku ajo qeveris pa diskutim e vetme prej 46 vjetësh. Që prej kësaj goditjeje CSU ndodhet në një gjendje kaotike. Së pari dha dorëheqjen kryetari i partisë Ervin Huber (Erwin Huber), pastaj kryeministri Gynter Bekstajn (Günter Beckstein), dhe tani Ervin Huber dha dorëheqjen edhe nga posti i ministrit të financave. Njëriu i fortë në CSU quhet tani Horst Seehofer. Ai do ta drejtojë partinë dhe do të vendosë rregullin. Në kongresin e së shtunës (25.10.) në Mynih Seehofer do të zgjidhet kryetar partie.


***

është një ngarkesë e dyfishtë, që merr mbi vete Horst Seehofer. Nqs gjithçka shkon mirë, atëherë ministri federal i bujqësisë do të zgjidhet të shtunën (25 10) në kongresin e Mynihut kryetar i ri i CSU-së dhe menjëherë pas kësaj të hënën (26.10.) në parlamentin e landit si kryeministër i Bavarisë.


„Kjo është një detyrë gjigande. Kryetar i partisë dhe kryeministër i landit.“


Vështirësi gjigante. Seehofer-it nuk do t´i duhet të luftojë si gjigandëve grekë kundër zotërve, por atij do t´i duhet të drejtojë një pari, që pas disfatës së madhe në zgjedhjet e shtatorit po kalon një nga krizat më të rënda të historisë së saj. Dhe në të njëjtën kohë një land federal, i cili është përfshirë nga vorbulla e krizës financiare ndërkombëtare. Banka gjysëm shtetërore e Bavarisë, BayernLB ndodhet pranë greminës, me 6.4 miliardë euro nevojë për financim, pra një sasi e madhe parash mungojnë.


„Përsa i përket detyrës në të ardhmen, duhet të them fare sinqerisht se për herë të parë prej 40 vjetësh në CSU kam një frikë të lehtë.“


Por frikën e lehtë Seehoferit nuk do t´ia besojë gjithkush. Pas 40 vjetësh përvojë politike në Bavari dhe në Berlin Seehofer konsiderohet si peshë e rëndë në luftën për pushtet. Si i biri i një shoferi kamioni Seehofer i ngjiti shpejt shkallët e karriereës, nga një punonjës i thjeshtë administrate në Ingolstadt deri në minister federal të bujqësisë, dhe gjithmonë i afërt me popullin. Edhe një sëmundje e rrezikshme për jetën në vitin 2002 nuk mundi ta ndalë Seehoferin.



„Politik është varësi. Dhe unë jam i varur“, thotë ai.


Në zgjedhjet e kryesisë së CSU-së pas rrëzimit të Edmund Stoiberit në shtator 2007 Seehofer dështoi, u dëmtua edhe nga njoftimet e mediave për një fëmijë jashtë martese. Disfata zgjedhore e pasuesve të Stoiber-it Bekstajn (Beckstein) dhe Huber e nxori pastaj Horst Sehoferin përsëri në sipërfaqe. Sehofer konsiderohet si vetëdija sociale e CSU-së konservatore, dhe do ta ndryshojë tani edhe stilin e drejtimit brenda partisë.


„Basta nuk do të ketë. Urdhëra dhe bindje nuk do të ketë. Dhe diskutimi të mos konsiderohet si dobësi drejtimi, si problem, por si përfitim për kulturën demokratike.“


Por me një farë frike Sehofer duhet t´i vështrojë zgjedhjet për kryeministër të hënën. un allerdings wirklich auf Sepse bisedimet për koalicionin me FDP (partinë liberale) kanë ngecur në vend, që kur erdhën gjithnjë e më shumë njoftime për humbjet e bankës së landit të Bavarisë „BayernLB“. Kryetarja i FDP-së bavareze Sabine Leutheusser-Schnarrenberger shprehu zemëratë, që CSU e kishte fshehur përmasën e katastrofës për një kohë të gjatë.


„Cfarë mund bëhet? Sa para janë? Ku mund të kursesh mundësisht? Mendoj se gjithçka duhet verifikuar."

Horst Sehofer do të kishte dëshëruar në kongresin e Mynihut një ceremoni kurorëzimi. Por askush në CSU nuk është në humori të festojë. Ndërkohë në Mynih ka me të vertetë ditë kaosi. të mërkurën (22.10.08) kryetari i partisë CSU akoma në detyrë Ervin Huber bëri të ditur, se merr përsipër përgjegjësinë politike për dëmin miliardësh të bankës BayernLB dhe jep dorëheqjen si ministër i financave. Sehofer humbet kështu një ekspert, por edhe një kundërshtar të betuar brenda CSU-së. Ai edhe në shtratin e vdekjes do të votonte kundër Sehofer, duhet të ketë thenë një herë Huber.



„E respektoj vendimin e Ervin Huber-it. Dhe ne tani duhet ta shohim, se si t´i japim zgjidhje mundësisht të mirë problemit me bankën rajonale të Bavarisë. Kjo është një detyrë gjigande.“


Detyra e Sehoferit është një herë lufta kundër pasojave të krizës financiare dhe kundër kaosit në partinë ve tij.

Audio-Link:

http://daletweb.dwelle.de/basebrowser/titles_details.php?title_id=8213719


ENDE