1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nis gjyqi kundër ish presidentit egjiptian Mubarak

3 Gusht 2011

Shumë egjiptianë mendonin se kjo nuk do të ishte kurrë e mundur. Ish-Presidenti Hosni Mubarak ka mbërritur në gjyq në akademinë e Policisë në Kajro, që dikur mbante emrin e tij.

https://p.dw.com/p/129zn
Pamje nga procesi kundër Husni Mubarakut - gjykatësi Ahmed Rifast
Pamje nga procesi kundër Husni Mubarakut - gjykatësi Ahmed RifastFotografi: dapd

Gjyqi kundër ish njeriut më të fuqishëm në Egjipt, diktatorit Hosni Mubarak ka nisur këtë mesjavë, me akuzat ndaj tij për vrasje dhe korrupsion, që mund t'i sjellin Mubarakut, dënimin me vdekje. Dëshmitarë nga Egjipti dhe e gjithë bota kanë vëzhguar pamjet e para të Mubarakut në gjyqin që po shfaqet në televizion, diçka që asnjë nuk e kishte imagjinuar para pak muajsh. Ish diktatori është shfaqur në një kafaz të madh metali të zi në sallën e gjyqit duke veshur një mantel të bardhë të burgosuri dhe një maskë oksigjeni.

Gjykatësi kryesor pati pak vështirësi në vendosjen e rregullit në sallë, ndërsa jashtë gjykatës, televizionet shfaqën pamje të përleshjeve mes mbështetësve të Mubarakut dhe oponentëve të regjimit.

I shëndetshëm për gjyq

Në foto, ish presidenti, Husni Mubarak
Në foto, ish presidenti, Husni MubarakFotografi: picture alliance/dpa

Më parë autoritetet egjiptiane larguan Mubarakun, nga spitali ku po qëndronte në Sharm el-Sheikh, duke larguar hnamendësimet se shëndeti i tij i dobët, do t'i mohonte një gjyq publik. 83 vjeçari përballet me akuzat se ka vjedhur miliona dollarë nga shteti egjiptian, si dhe ka urdhëruar vrasjen e mbi 800 personave në protestat që tronditën botën arabe dhe që nisën në 25 Janar. Ish lideri famëkeq u shfaq në gjyq bashkë me dy djemtë e tij Alaa dhe Gamal, ish ministrin e Brendshëm Habib al-Adly, si dhe 6 roje të sigurisë.

Shumë njerëz në Egjipt kanë qenë skeptikë nëse do të shihnin ndonjëherë Mubarakun në një bankë të akuzuarish, pavarësisht konfirmimit të Ministrit të Shëndetësisë Amr Hilmi, se Mubarak ishte në gjendje të përballonte gjyqin.

Shëndeti i Mubarakut, u përkeqësua ndjeshëm pas 18 ditësh protestash që rrëzuan diktaturën e tij 30 vjeçare në muajin shkurt. Thuhet se shumë pak orë pas rrëzimit nga pushteti, Mubarak kaloi në gjendje kome në spitalin ku mbahej në arrest deri këtë muaj.

Egjipti në tension

Pamje nga gjykimi - djemtë e Mubarakut Alaa dhe Gamal
Pamje nga gjykimi - djemtë e Mubarakut Alaa dhe GamalFotografi: dapd

Një gjyq në Kajro ishte kërkesa e parë e protestuesve që larguan Mubarakun, ndërsa oponentët e pushtetit të ish liderit gjakësor, dhe mbështetësit e Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura (SCAF), mbeten në konflikt mes tyre.

“Duke shpallur Mubarakun fajtor, mund të arrihet disi qetësi për njerëzit por kjo nuk do të përmirësojë gjendjen e vendit. Egjiptianët e dinë se largimi i Mubarakut është vetëm maja e Ajsbergut dhe se lidhjet e interesit të regjimit janë gati të pamundura të shkëputen” tha Kristian Ulrichsen, një ekspert për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në “London School of Economics”.

Shumë njerëz në opozitë, besojnë se SCAF, që po kontrollon vendin deri në zgjedhjet e reja në shtator, po përpiqet të zbusë gjyqin ndaj Mubarakut, që si një ish ushtarak, është njeri i njëjtë si ata që kontrollojnë SCAF. Marshalli në Terren, Hussein Tantawi, ai që kontrollon SCAF-in dhe që de fakto është njeriu më i fuqishëm në vend, ka qenë ministri i Mbrojtjes së Mubarakut, për 20 vjet.

Autor: Nick Amies / Aurel Boriçi

Redaktoi: Esat Ahmeti