1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një boksier dëshiron të shpëtojë Ukrainën

Roman Goncharenko/Esat Ahmeti28 Tetor 2012

Ukrainasit zgjedhin të dielën (28.10.2012) një parlament të ri. Por Julia Timoshenko nuk mund të marrë pjesë në to, sepse është në burg. Si një prej favoritëve konsiderohet partia UDAR e boksierit Vitali Klitschko.

https://p.dw.com/p/16Xrz
1270692 Ukraine, Kiev. 10/24/2012 Political campaigning materials on a Kyev street ahead of the coming parliamentary elections. Alexei Furman/RIA Novosti
Fotografi: picture-alliance/dpa

UDAR është shkurtesa për "Aleanca Ukrainase Demokratike për Reforma", por "udar" në ukrainisht do të thotë "goditje". Aluzioni është i qëllimshëm dhe synon të nxjerrë në pah karrierën e themeluesit të partisë si boksier profesionist. Zgjedhjet e së dielës mund ta ndryshojnë jetën e Klitschkos, sepse partia e tij "Udar" konsiderohet si një prej favoritëve.

Vitali Klitschko në fushatë elektorale
Vitali Klitschko në fushatë elektoraleFotografi: DW

Bota mes Kiev-it dhe Hamburgut

Ishte një rrugë e gjatë ajo që djalin e një oficeri të ushtrisë sovjetike dhe një mësueseje e solli në majë të sportit botëror. Vitali Klitschko ka lindur në vitin 1971 në republikën e Azisë Qendrore, Kirgizi, ku babai i tij ndodhej me shërbim. Në moshën 13 vjeçare Vitali veshi për herë të parë dorezat e boksit. Boksi u kthye pastaj në pasionin e tij. Fillimisht ai filloi si kikbokser amator, shkoi në SHBA, u bë kampion i shumëfishtë botëror. Pastaj ai filloi me karrierën e tij si bokiser profesionist.

Në vitin1996 Vitali me vëllain e tij më të vogël Vladimirin erdhën në Gjermani. Nga Hamburgu vllezërit Klitschko boksuan në radhët e boksierëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ëndrra për të sjellur në shtëpi medaljet më të rëndësishme të botës në peshën e rëndë u bë realitet në vitin 2008.

ARCHIV - Boxweltmeister Vitali Klitschko (Foto vom 25.01.2007) führt die Ukrainische Demokratische Allianz für Reformen an. Die Partei tritt erstmals bei Parlamentswahlen an. Am 28. Oktober wählt die Ukraine ein neues Parlament. Foto: epa (zu dpa-Themenpaket vom 26.10.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Vitali KlitschkoFotografi: picture-alliance/dpa

Pengesat politike

"Politika: Mirë! Sporti: shumë mirë. Si një Klitschko i vërtetë". Këtë porosi me të cilën vëllezërit Klitschko bëjnë reklamë për një gazetë bulevardeske në Gjermani, e zbukuron realitetin. Sepse, ndryshe nga sporti Vitali Klitschko aktualisht nuk ka pasur ndonjë sukses të madh në politikë. Interesin e tij për politikë sportisti Vitali e demonstroi qysh në vitin 2004, kur ai iu bashkangjit të ashtuquajturit "Revolucioni i Portokalltë" dhe u vendos në anën e kandidatit presidencial pro-perëndimor Viktor Jushçenko. Më vonë ai u bë këshilltar i Jushçenkos. Në vitin 2006 Klitschko u përpoq që në krye të një aleance partiake të futet në parlament, por nuk ia arriti qëllimit.

Vitali Klitschko u përpoq dy herë, por pa sukses të bëhet kryetari i bashkisë në kryeqytetin ukrainas. Megjithatë ai nuk është dekurajuar nga dështimet e tij. Boksieri ia arriti të krijojë një grupim të tij në Këshillin e Qytetit Kiev.

Në vitin 2010 partinë pothuajse të panjohur të tij "Vendi i ri" ai e riemërtoi në "UDAR". Që atëherë popullariteti i tij është trefishuar në vend. Me moton e thjeshtë: "është koha për UDAR (të goditur)" Klitschko angazhohet për veten dhe partinë e tij e cila në spektrin plitik është pozicionuar te "qendra e djathtë". Sidomos ukrainasit e rinj nëpër qytete dëshirojnë që votën e tyre t'ia japin Klitschkos, parashikojnë analistët. Në anketat e fundit, partia e Klitschkos rezulton me rreth 15 për qind të votave dhe kështu pak pas koalicionit opozitar "Batkiwschtschina" (Atdheu) zë ish-kryeministres së burgosur Julia Timoshenko. Partia e Rajoneve në pushtet prin me rreth 23 për qind.

Autor: Liliya Grischko. Auf dem Bild ist Vitali Klitschko auf dem Parteitag seiner Partei "UDAR".
Vitali Klitschko në kongresin e partisë UDARFotografi: DW