1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një herë protesta, pastaj lutje

Astrid Prange/Angjelina Verbica23 Korrik 2013

Ata duan të përmirësojnë botën dhe të reformojnë kishën. Rreth dy milionë pelegrinë priten të Ditën Botërore të Rinisë në Rio. Festivali katolik me Papa Françeskut një ngjarje politike?

https://p.dw.com/p/19C4D
Fotografi: picture-alliance/dpa

Demonstrata masive nuk ka më. Por dy javë pas përfundimit të Confed-Cup Brazili ndodhet para ngjarjes tjetër të madhe, Ditës Botërore të Rinisë. Rreth dy milionë njerëz, shumica prej tyre nga Amerika Latine, priten në këtë aktivitet të madh katolik prej datës 23 deri 28 korrik në Rio de Janeiro.

Festivali fetar pritet të jetë një event shumë politik. Për shumë të rinj, të cilët deri para pak kohe kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit dhe stadiumeve të shtrenjta, do të brohorasin papën Francesko, i cili do të shkojë me 22 korrik në Rio de Janeiro. Për më tepër ata presin bekimin e kreut të kishës katolike për dëshirat për reforma politike.

Lista me dëshira për Papën

Protesta dhe lutje. Për studentin e biologjisë Walmyr Junior kjo është krejt normale. Gjatë demonstratave masive ai postoi në faqen e tij në Facebook thirrje të pastoralit rinor, të punës së bashkësisë katolike për të rinjtë dhe shoqatës studentore braziliane. Aktualisht, ai ndihmon si vullnetar në zyrën e organizimit të ditës botërore të rinisë. Si ambasador i i të rinjve brazilianë ai së bashku me të rinjtë nga pjesë të tjera të botës do t'i dorëzojë papës me 25 korrik një listë me kërkesa.

Walmyr Junior, ndihmës vullnetar në Ditën Botërore të Rinisë
Walmyr Junior, ndihmës vullnetar në Ditën Botërore të RinisëFotografi: Jürgen Escher/Adveniat

"Ne duam të tregojmë se besimi i krishterë mund të ndryshojë shoqërinë", thotë Walmyr Junior. "Ai mund të bëjë, që të ketë më pak dhunë". 28-vjeçari e di se çfarë flet. Sepse në lagjen e të varfërve "Complexo da Mare", ku ai jeton, lufta në mes trafikantëve të drogës dhe policisë ushtarake është pjesë e së përditshmes. Vetëm dy javë më parë në Favela pranë aeroportit ndërkombëtar të Rios humbën jetën në një shkëmbim zjarri nëntë banorë dhe një polic.

Protestë kundër dhunës arbitrare të policisë dhe korrupsionit, zgjimi politik në Brazil, i cili zgjoi dëshirat e ethshme për reforma në parlament dhe në qeveri, gëzon bekimin e kishës katolike. "Shumica e të rinjve, që kanë dalë në rrugë, duan një shtet të ri, më të drejtë dhe më solidar", tha kryepeshkopi i Rio de Janeiros, Dom Orani Joao Tempesta, së fundi në stacionin televiziv brazilian Globo TV. "Këtë e duam edhe ne peshkopët."

Dom Orani Joao Tempesta, Erzbischof von Rio de Janeiro, bei der Generalversammlung der Brasilianischen Bischofskonferenz (CNBB) in Aparecida im April 2013. Bild: Bastian Henning/ Adveniat Penha
Dom Orani Joao Tempesta, kryepeshkop i Rio de Janeiros,Fotografi: Bastian Henning/Adveniat Penha

"Dëgjoni klithmat e rrugës!"

Kryepeshkopi i Rios është i mendimit se protestat masive në Brazil dhe Papa i ri nga Amerika Latine do ta rrisin interesimin për ditën botërore të rinisë. "Shumë pelegrinë nga Evropa pyesin: Si jetojnë të rinjtë në Amerikën Latine? Si ia dalin me nivelin e lartë të varfërisë në shoqëri? Si arrijnë të marrin arsim", thotë Dom Orani Tempesta. Ai vetë shpreson për një vëllazërim të madh global.

Edhe gjatë demonstratave masive në Confed-Cup peshkopët brazilianë shprehën solidaritetin e tyre me të rinjtë. "Dëgjoni klithmat e rrugës", këshilluan ato klasën politike të vendit në një deklaratë zyrtare në fund të qershorit. Protestat treguan se ështe e pamundur për të jetuar në një vend me kaq shumë padrejtësi dhe pabarazi sociale.

Prandaj në ditën botërore të rinisë kisha katolike do të tregojë anën e saj sociale. Papa Francesko takohet në Rio si me të burgosur në moshë të re, ashtu edhe me banorët e Favelas. Ai gjithashtu viziton një spital dhe hap një qendër trajtimi për narkomanët, të financuar me donacione nga qendra gjermane.

"Ne duhet të shkojmë tek njerëzit"

Peshkopit Bernard Bahlmann, i cili jeton në Brazil që nga viti 1983, i duken të rëndësishme veprime të tilla simbolike. Që nga viti 2009 ai kërkon në dioqezën e Obidos në Amazonë forma të reja të punës në bashkësi dhe përcjelljen e fjalës së Zotit. "Ne duhet të gjejmë mënyrën për të shkuar te të rinjtë", thotë ai. Kohët, kur besimtarët shkonin në kishë, kanë kaluar. "Ne nuk mund të themi gjithmonë, unë jam tani këtu, unë kam të drejtë, dhe të gjithë duhet të vijnë tek unë", thotë Bahlmann. "Është e kundërta, ne duhet të shkojmë tek njerëzit, pavarësisht se çfarë bëjnë dhe kush janë ata."

Ricardo Josue Banegab Coales aus Honduras, Juán Ramón Monrada aus Honduras und Nelson Bolívar aus Venezuela vor der Christusstatue (Christus der Erlöser) von Rio de Janeiro, anlässlich des Weltjugendtages 2013. Copyright: DW/Sarah Hofmann
Pjesëmarrës në Ditën Botërore të Rinisë në BrazilFotografi: DW/S. Hofmann

Me këto ide Bahlmann gjen mbështejten e plotë të Walmyr Junior. Studenti i biologjisë, i cili ka punuar si vullnetar në Madrid për ditën botërore të rinisë 2011 do të donte të reformonte jo vetëm shoqërinë braziliane, por së bashku me të njëherësh edhe kishën katolike. "Celibati nuk është dogmë, por një rekomandim, edhe ai mund të ndryshojë dikur", thotë Junior. E njëjta gjë vlen edhe për gratë në kishë. Edhe këtu duhet bërë diçka.

Kush e reformon kishën?

Kisha Katolike në Amerikën Latine megjithatë është shumë larg një revolucioni. Jo rilindja teologjike, por mungesa serioze e priftërinjve është karakteristikë. Përveç kësaj morali seksual katolik ka çuar shpesh në largimin e besimtarëve. Sipas zyrës braziliane të statistikave IBGE përqindja e katolikëve në popullsinë braziliane mes viteve 2000 dhe 2010 ka rënë nga 74 për qind në 64 për qind. Kishat ungjillore dhe bashkësitë pentekostale e kanë rritur numrin e anëtarëve në të njëjtën periudhë nga 15 në 22 për qind.

Walmyr Junior shpreson se dita botërore e rinisë do të jetë një kurë rinuese. Studenti e sheh çështjen në mënyrë pragmatike. "Kisha nuk mund të jetë e kthyer prapa, sepse unë i përkas kishës, dhe unë flas për të," thotë ai me vetëbesim. Nëse ka shumë pak priftërinj, në të ardhmen besimtarët duhet të kenë të drejtë të thonë më fort fjalën e tyre në kishë, thotë ai. Mos vallë të rinjtë në Brazil nuk detyrojnë vetëm qeverinë e tyre për reforma, por edhe Vatikanin?