1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një këngë me ministrat e jashtëm

13 Nëntor 2007

Qëllimi nuk është vetëm trajtimi i çështjeve të mëdha ndërkombëtare, por edhe i temave të brendëshme politike. Kësaj radhe u bisedua për integrimin e të huajve.

https://p.dw.com/p/CB0N
Frank-Walter Steinmeier, dhe këngëtari gjermano-turk Muhabbet dhe Bernard Kouchner regjitrojnë më 12 nëntor 2007 në studio një këngë për integrimin
Frank-Walter Steinmeier, dhe këngëtari gjermano-turk Muhabbet dhe Bernard Kouchner regjistrojnë më 12 nëntor 2007 në studio një këngë për integriminFotografi: AP

Për herë të parë në këshillimet qeveritare mes Francës dhe Gjermanisë morri pjesë edhe presidenti i ri, Nikolas Sarkozi. Në takime morrën pjesë edhe një pjesë e ministrave.

Një këngë me ministrat e jashtëm. Muzikanti gjerman me origjinë turke, Muhabbet u këngon ndjenjave të të huajve në Gjermani. Me te këndojnë edhe ministrat e jashtëm Frank-Walter Steinmeier dhe Bernard Kouchner. Ata i prijnë refrenit i cili në origjinal këndohet vetëm Gjermania, por ministrat e këndojnë si Gjermania, Gjermania, Franca, Franca...


Tema e integrimit të të huajve ka të bëjë me të dy vendet

Në veçanti prej trazirave të fundit në paralagjet e Parisit. Për tu futur sa më thellë në temën e debatuar, ministrat lëshuan kabinetet e tyre dhe dolën jashtë. Ministrat e bujqësisë Horst Seehofer dhe Michel´Barnier, për shembull, në një shkollë me një përqindje të lartë të huajshe në Berlin ndanin ushqime të shëndosha. Ministrat e sportit, Wolfgang Schäuble und Alliot-Marie vizituan shoqatën sportive meemrin „Weddinger Wiesel.“ Ndërkohë që edhe kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nikolas Sarkozy dolën në terren.

"Ne të dy ishim sot në një shkollë ku kemi pasur një debat shumë interesant lidhur me temët e integrimit të të huajve. Biseduam me nxnësit gjermanë dhe me ata me prejardhje emigrantësh, të cilat veprojnë së bashku në kuadër të shoqatës së të rinjve gjermano - francez."

Politikë e përbashkët për integrimin e të huajve

Rezultatet e këshillimeve qeveritare ishin ato që priteshin: minstrat premtua që brenda një viti, deri me mbajtjen e këshillimeve të tjera të radhës, të përgatisin propozime konkrete lidhur me politikën e integrimit. Të dy vendet janë të interesuar që në vendet e Shengenit, ku nuk ka kontrolle kufijsh, të mos vijnë shumë të huaj.
"Ne së bashku do të zhvillojmë politikën e ardhjes së të huajve. Për çfarë mund të shërbejë marrëveshja e Shengenit, në qoftë se kemi politika të ndryshme ndaj të huajve? Për asgjë", thotë presidenti francez.

Natyrisht që Merkel dhe Sarkozi nuk folën vetëm për integrimin dhe të huajt. Ata trajtuan edhe temat e mëdha botërore, në radhë të parë programin atomik iranian. Presidenti francez tha se lidhur me këtë çështje mes Gjermanisë ne Francës në fakt nuk ka dallime.

"Ndoshta ne nuk jemi gjithmonë dakord për tempon, por në parim jemi të një mendimi."

Kjo do të thotë: duhet vepruar në kuadër të KS të OKB, ku duhet kërkuar një linjë e përbashkët veprimi. Në qoftë se Irani nuk lëviz nga qëndrimet e veta, atëherë duhet miratuar një rezolutë për sanksione. Kancelarja Merkel bëri të ditur se presion ndaj Iranit do të rritet edhe gjatë rrugës deri tek rezoluta.

Kemi biseduar mes vete dhe me vendet tjera evropiane për pakësimin e mëtejshëm të tregtisë me Iranin. Gjermania po e bënë këtë në kuadër të marrëveshjeve për sigurimet e eksportit.

Në qoftë se pas largimit të ish presidentit Zhak Shirak dukej se ka
mospajtime në linjën Paris - Berlin, tani duket se çdo gjë është
harmonizuar. Jo vetëm në studion për këndim.